• |
ide | kryesore

Rama flet nga Moska: Pse do takohem me kryediplomatin rus Sergey Lavrov

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet në Moskë, nën petkun e vendit që ka drejtimin e OSBE-së. Të mërkurën pritet të takohet me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov për të folur rreth konfliktit me Ukrainën.

“Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodh, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në krahinë” – tha Rama në një intervistë për TCH.

Por Rama shprehet se për sa i përket qëndrimit të Shqipërisë është e qartë se aneksimi i Krimesë nga Rusia është i paligjshëm. Sa u takon marrëdhënieve ruso-shqiptare, Rama thotë se do të tregohet i kujdesshëm.

“Jemi të kujdesshëm dhe të ngadaltë për impulset me Moskën. Ka disa aspekte të rëndësishme të natyrës strategjike mbi të cilat ne si anëtarë të NATO-s si pjesë e familjes së Europës së bashkuar. Patjetër që ka jo pak gjëra që mund të na ofrojnë në interesa të përbashkëta. Nuk cenojnë dhe nuk anashkalojnë aspektet e panegociueshme strategjike” – tha Rama. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Per ndonje tradhti te vogel apo te madhe me siguri. Nuk ka nevoje te sqarohesh Edo, cdo gjo duket sheshit nga tradhtia jote. YYTYYYTT AntiShqiptar.

  2. AMAN SE PO RREGULLON RUSIN ME UKRAHININ DHE I KTHEN KRIMEN UKRAHINES MOS AMAN SE NA GAJASE APO KE SHKUAR TEK NENA RUSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *