• |
ide | kryesore

Barcelona ka dy mënyra për Lautaron: klauzola e kontratës ose dy lojtarë

Sport



Lautaro Martinez vazhdon të jetë objektivi i parë për sulmin e Barcelonës në prag të sezonit të ardhshëm. Klubi kampion i Spanjës ka gjetur tek “El Toro” zëvendësuesin ideal të Suarez për të ardhmen, me Lionel Messi sponsor i jashtëzakonshëm për bashkatdhetarin. Barça është përfshirë në mënyrë të rëndësishme për “xhevahirin” e Inter, duke parë deklaratat e drejtuesve edhe të vetë “Topit të Artë”.

Drejtuesit e Suning e kanë vënë për momentin në “stand-by” rinovimin me ish-futbollistin e Racing, kontrata e të cilit përfundon më 2023. Në kontratën me zikaltërit është e pranishme edhe klauzola e zgjidhjes prej 111 milion euro, e vlefshme vetëm për jashtë, që nuk do ta trembte Barcelonën në prag të një sulmi të mundshëm në dritaren verore të merkatos. Lautaro me 16 gola të realizuar mes Serisë A dhe Champions e ka bindur Barcelonën ti shkojë operacionit deri në fund, në kohën kur ka edhe armët në duar për të bindur zikaltrit.

Nuk është mister që Arturo Vidal dhe Ivan Rakitiç janë nën lenten zmadhuese të kërkesave nga të mëdhatë italiane. Mesfushori kilen, tashmë i ndjekur gjatë në janar, mbetet një pistë e nxehtë për Interin: një dëshirë e fortë e Antonio Conte, jo plotësisht i kënaqur nga mesfusha zikaltër, pavarësisht ardhjes një lojtari të madh si Eriksen. Në anën tjetër është edhe Rakitiç, për të cilin interesohet edhe Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *