• |
ide | kryesore

Gënjeshtra e Ramës në Moskë përballë Lavrovit: Marrëveshjen Rusi-Shqipëri në 2004 e nënshkroi Lulzim Basha (PD ishte në opozitë atëhere)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, rezervoi edhe një anë tjetër. Atë të mungesës së thellë të njohurive të kryeministrit shqiptar të raporteve mes dy vendeve dhe historikut jo të largët të marrëveshjeve që ka nënshkruar Shqipëria me Rusinë.

Gjatë konferencës për shtyp me kryediplomatin rus, Rama tha një gënjeshtër për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit sipas Ramës, ka nënshkrua një marrëveshje në vitin 2004 në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, por asokohe Basha s’ka qenë fare në atë detyrë. Madje PD ishte në opozitë. Më poshtë pjesa e bisedës mes Ramës dhe Lavrov, ku përmendet edhe kjo gafë e kryeministrit të Shqipërisë, i cili ishte në Moskë në cilësinë e kreut të OSBE-së.


Lavrov: “Kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që çfarë ju përmendët reflekton gjërat reale. Sa i takon takimeve personale, në 2004 menjëherë sapo u emërova Ministër i Jashtëm i Rusisë bëra një takim në Tiranë dhe më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi. Por ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që ti kemi të qarta parimet e marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti nëpërmjet telefonit dhe do të diskutojmë çështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë,” ..

Rama: “Telefonatat që thashë që nuk janë bërë që nga Stalini do të vazhdojnë të bëhen me ju. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Po ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës sepse ka qenë Ministër i Jashtëm i asaj kohe por më duhet t’i mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t’ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them,” 

17 Comments

  1. Gjigandi e paska harruar qe Basha ka qene minister transportesh ne fillim dhe jo i jashtem. Si rrjedhim e paska harruar edhe skandalin e rruges se kombit per te cilin na cau karin 2 vjet.

  2. Mashtrues ordiner qe shkon dhe ben batuta me Lavrovin qe ka nje jete ne dipllomaci TURP per te gjithe ne se nga kush drejtohemi

  3. Ky km nuk eshte me ne gjendje te talle trapin me njeri, por eshte bere per te tallur trapin. Ka nje problen me kete njeri, kohet e fundit eshte plakur kaq shume, per kete mjafton te krahasohen fotot aktuale me ato te 2017-es, saqe me sa duket ka sjelle pasoja edhe ne lenden qe ka brenda kafkes. Megjithese mosha qe ka sot eshte 55 vjec, duket si nje 80 vjecar qe mundohet te mbahet ne forme. Natyrisht qe edhe truri i eshte plakur njelloj si atit te tij shpirteror te cilit i vdiq e veja sot dhe dujet se nuk do kaloje shume kohe qe ta shohim te perhumbur dhe jashte realitetit real dhe virtual, kete te fundit e ka shume qejf, duke bere deklarime te tipit Enveri dhe Nexhmija jane gjalle

  4. Thellohu pak Bushat se mos e ka patur per Meten, se atehere ka qene minister i jashtem dhe sot ehste udheheqes defakto i opozites….

  5. Me thoni nje ves qe mbart njeriu mbi toke qe nuk e ka edvin Rama ?!?!?Te gjitha i ka !Mbi te gjitha eshte hajdut i pacipe fare,po fare,e vjedh e ben dhe budalla ate qe ka vjedhur!!!Ky eshte kulmi….,i narkopsikoperversit Edvin Rama.Nuk mashtron…….,nese nuk flet !Megjithse e ben dhe me pantonime dhe me shume zarar kete!Me pantonime…., cyste kokpalarit me 21 Janar drejt Kryeministrise!

  6. Ne 2004 ka qene meta ne moske,kurse marveshjen e ka bere lulzimi kur u be min i jashtem hapni letrat dhe do kuptoni qe eshte e vertet,por ate kohe lulushi nuk e ka bere lajm kete marveshje,po ju shkruan kameramani i lulushit ne ate marveshje,keshtu mos hani mut

    1. Hajde po sajoj edhe unë një gënjeshtër tjetër për të mbuluar gënjeshtrën e dymetroshit.
      Ore ushujzë mavi !
      Por a nuk e lexove këtu se Lavrovi i ktheu përgjigjen se marëveshja u nënshkrua në vitin 2004 por nuk u ratifikua në parlament.
      PD erdhi në pushtet në virin 2005, e të gjitha energjitë e saj dipllomatike i përqëndroi për pranimin e Shqipërisë në NATO.

  7. Ky idioti kryeminister kujton se cdo gje fillon diten qe ky eshte bere kryeminister. Marreveshja e pare me ruset eshte firmosur ne ministrine e transporteve dhe konkretisht ajo detare ne vitin 1996, pastaj vijne te tjerat

  8. ne 2004 ishte ne pushtet ps , po perversi nuk ehte as me ps po me drogen ,perversitet , me kucka qe nuk kane asnji lidhje me ps e me homo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu