• |
ide | kryesore

Luftë për pushtet me Ramën? Meta për Euronews tregon arsyet e protestës së 2 marsit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për ‘Euronews’, thekson se në 2 mars do të mbahet manifestimi mbarëkombëtar dhe paqësor në mbrojtje të demokracisë.

Gjatë intervistës Meta pohoi se nuk bëhet fjalë për një luftë për pushtet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash ai tha se mbrojtja e Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese është arsyeja që po i drejtohet popullit.

MESAZHI I METËS

Të dashur qytetarë,

Kënaqësi e veçantë të nisja sot ditën me një intervistë për “Euronews”, të cilët i falenderoj për vëmendjen që po i kushtojnë situatës kritike në vendin tonë dhe sensibilizimit të mbarë kontinentit, dhe jo vetëm, për zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Mirësevini edhe njëherë në Manifestimin Mbarëkombëtar më paqësor në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave tona të vërteta europiane.

Duke ju mirëpritur të gjithëve në 2 mars në sheshin e Pranverës Kuqezi, po ndaj me ju intervistën e plotë.

Shqipëria si gjithë Europa! 🇦🇱🤝🇪🇺

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

INTERVISTA E PLOTË
Presidenti Meta: Po, patjetër. Por si mund të qëndroj unë mbi politikat partiake kur kemi një kapje totale të shtetit në Shqipëri nga mazhoranca në pushtet. Kur ajo kontrollon çdo gjë dhe kur u tregua shumë qartë në muajt dhe ditët e fundit, se ata guxuan dhe shkuan deri aty sa kapën, ose uzurpuan atributet kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjykatësve kushtetues, bazuar në manipulime, falsifikim dokumentesh dhe në një mënyrë shumë të strukturuar kriminale. Ky skandal që ministrja e Drejtësisë…

Gazetari: Kushtetuta u votua në 2016, dhe u miratua në 2018, a nuk jeni duke u sjellë kështu për shmangur shkarkimin tuaj?

Presidenti Meta: Jo, kjo është vetëm trysni politike. Është e qartë, ashtu sikurse e ka konfirmuar edhe OSBE/ODIHR-i për ato zgjedhjet vendore njëpartiake, që nuk ishin zgjedhje legjitime. Dhe sikurse u tha: dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhje të reja vendore, gjithëpërfshirëse për të tëra partitë, nuk u botua në mënyrë joligjore në Fletoren Zyrtare, për shkak të urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë dhe të qeverisë.

Kjo nuk ka të bëjë me luftën politike mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Këtu po bëhet përpjekja e fundit, që me anë të ligjit të ri që është krejtësisht kundër Kushtetutës sonë, ata duan të marrin kontrollin e Gjykatës Kushtetuese që është institucioni më i rëndësishëm i Republikës dhe që garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ky është problemi dhe kjo arsyeja pse po i drejtohem popullit, sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar.

Gazetari: Duket sikur po zhvillohet një luftë për pushtet mes jush dhe kryeministrit, Edi Rama!

Presidenti Meta: Jo, jo! Kjo nuk është luftë për pushtet. Unë po luftoj për shtetin e së drejtës. Po luftoj për të mbrojtur demokracinë nga një regjim njëpartiak, që ka uzurpuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari: Zoti President, a nuk meritojnë shqiptarët diçka më të mirë se sa kjo grindje e papërshtatshme politike? Shqipëria, sipas standardeve europiane është vend shumë i varfër. Vitin e kaluar pësuat një tërmet. A nuk kanë njerëzit përparsi të tjera?

Presidenti Meta: Situata është shumë kritike, sepse standardet europiane në Shqipëri kanë rënë. Dhe kriteret e Kopenhagenit janë shkelur çdo ditë. Tani po zhvillohet beteja përfundimtare për demokracinë dhe rivendosjen e rendit kushtetues në vend.

Gazetari: Si mendoni se do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje?

Presidenti Meta: I kam shteruar të gjitha mjetet institucionale. Jam përpjekur ta shmang këtë përplasje institucionale, por ata ishin të vendosur dhe të fiksuar për të rrëmbyer edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Kjo është diçka e papranueshme i kam paralajmëruar prej muajsh se kjo për mua si President i Republikës, është vija e kuqe, sepse përgjegjësia e parë dhe e fundit më e rëndësishme e Presidentit është të mbrojë dhe të ruajë Kushtetutën e Shqipërisë.

Vetëm Kushtetuta na garanton unitetin tonë kombëtar.

Gazetari: Po për thirrjen tuaj për protestë?

Presidenti Meta: Tani është koha që të dëgjohet zëri i popullit shqiptar, i qytetarëve shqiptarë! Që e gjithë bota ta shikojë e ta marrë vesh se çfarë mendon populli shqiptar për këtë situatë. Jam i sigurt që ata do të kenë një mesazh tepër të qartë se nuk duan të rikthehen në një regjim njëpartiak si ai nën të cilin kemi jetuar dikur për pesëdhjetë vite.

Gazetari: Dua t’ju pyes se Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Do që procesi i anëtarësimit të nisë. Të gjitha këto a nuk do ta prapësojnë këtë proces?

Presidenti Meta: I dashur mik, ngritja e Gjykatës Kushtetuese të mbështetur në Kushtetutë dhe me integritet, është një prej kushteve kyçe të Bundestagut gjerman si dhe partnerëve europianë. Kështu që Shqipëria ka shumë probleme me sundimin e ligjit, me shtetin e së drejtës, por nëse shkojmë në këtë drejtim, me siguri që hapja e negociatave do të mbetet edhe për shumë vite të tjera një ëndërr.

9 Comments

  1. Duken qartë prirjet e neveritshme “të majta” te këtij palo gazetari, tregues tipik i mentalitetit deshtak të Evropës së sotme, e shndërruar në një diktaturë të majtë. Dhe dikur bertisnim “e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, si ndryshojnë kohët!

  2. Duken qarte prirjet e mbrekullueshme te “djathta” te ketij bukuroshi President, tregues tipik i mentalitetit triumfues te Europes sotme, e shnderuar ne nje demokraci te djathte. Dhe dikur bertisnim “e duam Shqiperine si gjithe Europa” ndersa sot bertasim “e duam Shqiperine si LSI-a me ne krye Ilir Meten”, si ndryshojne kohet!

    1. Shume e dobët kjo përqeshja jote e invertuar e përgjigjes time.

      “Mentalitet triumfues i Evropës” ??!! – çfarë flet, në çfar planeti jeton, shtetet me tru duan të largohen nga ajo kurvë plakë.
      “Demokraci e djathtë” ??!! – Shko kalo njëherë nga Brukseli dhe shihe sa e djathtë është.
      “e duam Shqiperine si LSI-a me ne krye Ilir Meten” ??!! – largqofte! Une dua te vijnë intelektualët më të mirë në krye të vendit. Përpiqu me fort herën tjetër!

      “Miri i te mirve” – ti idenë nuk e ke sa i mirë jam une, dhe sa për shaka, njerzit ku une punoj me quajnë “Miri magjistari”. … Mos harro pasojat, vijnë andej dhe kur s’e pret.

      P.S. Oh se harrova, “ngushëllime” për
      atë shtrigen e zezë qe sapo i dha këmbës.

  3. Nuk kam ndonje simpati per Meten, por qe Edi Rama duhet larguar ne cdo forme duhet te jesh idiot dhe sylesh te mos e kuptosh.

  4. Ti i paemer i 18:06, ti nuk me njeh se kush jam unë, prandaj sa të vij ajo kohë mos te te haje goja m-t.

    Sa per shkodranët, ata mire e kan, por per ke e kan? Dhe mua hallin mos ma qaj, ato që the as nuk i *** fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu