• |
ide | kryesore

PD: Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi në një status në Facebook duke shtuar se ministrja është e pambrojtur edhe sikur Rama vetë të drejtojë SPKU-un.

Sipas Bardhit, ajo ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të japë llogari para drejtësisë.

“Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese. Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo”, thote Bardhi.



3 Comments

  1. Po ju jeni te korruptuar kok e kemb si na tregoni ju shkeljet e kushtetutes qe keni vjedhur me ze dhe figur. Turp per popullin shqiptar jeni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *