• |
ide | kryesore

Çili në pranga/ Kush e implikoi në krim botuesin e njohur?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.

I pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë.

Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave.

Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një ‘zyrtari të lartë të Drejtësisë’ të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Mashtrimit’, ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Falsifikimi dokumenteve’ në bashkëpunim.

Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i regjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestuarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për ‘prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike’. /voa 



23 Comments

  1. Nje cope katuinar qe ka ardhur me valixhe druri ne tirane. Te verifikohet pasuria e tij mqs paska univeristet privat

  2. plehre, gjejne shesh e bejne pershesh maskarenjte, si kudo, ne lagje ne qytet ne qender ne biznes, vetem pushtuesit/zaptuesit e prones publike dhe hajdutet

  3. S eshte me baba saliu, qe te mbroi. O cili.
    Ku je o sali. Ku je o gjigand. Cpo ngjet keshtu. Nuk po pyesin me keta te policis se kush eshte kush. Iken ato dit, qe dy telefonata, ca leke e cik presion policit. Dhe dilje si bos.

    1. lexo mire se cili propagandoi per mandatin e dyte te rames i cili i dha leke per cdo studente dhe per masterat e doktorraturat…te kujtohet mooooo! mendohu se fajin nuk ta ka Saliu..

  4. Çili,Rama,Veliaj,kan qene nga perfituesit më te mëdhenj te fondacionit Soros,fondacion qe ndihmoi ne pergatitjen e gjakderdhjes se 21 Janarit,per ti hapur rruge ardhjes PS-istave te “rilindjes” ne pushttet,ashtu si ne permbysjen e Presidentit ne Ukraine dhe ne Gjeorgji.Mesa duket perfitimet nga fondacioni mbaruan,por perfituesit e kan grepin akoma ne hundë.Çili nuk ka më mundesi te perfitoi miliona ashtu si Rama e Veliaj me ane te aferave korruptive.Nje mundesi ishte lidhja me gangsterat,duke shrytezuar miqesine me pushttetaret.Perderisa Rama ja futi Nanos dhe Metes,nuk e ka problem t’ja fusi edhe Çilit,per ti treguar opozites,se nuk i kursen as miqt e tij.
    Eshte Çili peshk i madh apo karrem?Po Vagjush Dakon,Vangjush Dakon,perse nuk e shet Edvin Escobar D’Rama?

  5. Edhe Saliu me valixhe druri lyer me boje vai jeshile sigururar me dryn Elzet ka zbriur ne stacionin e trenit ne Tirane.
    92-shi e gjeti me 2 dhoma dhe nje kuzhine 3.5×3.5m. Po sot sa miliona posedon ai, vajza dhe i biri i punesuar seksere te babait per pronat e shtetit?

  6. CILI KA MARRE PARE PER HUMANIZEM. DONTE TE PAGUANTE PAGAT E PADAGOGEVE SE UET SE KISHTE MBET PA BREKE NE BYTH. PRONARJA E UET NE FAKT ESHTE BANKA KU CILI ESHTE NE BORXH DERI NE FYT.

  7. kjo ceshtje duhet te perfundoje te ne tavolinat e Spak dhe kjo jep pak shprese se gjerat do te sqarohen.
    Po te kishte qene per prokuroret e prok tirane kjo do te ishte mbyllur me motivacionin “mungese provash” dhe do ishin liruar nje e nga nje te gjithe artistat e hollibullit …

    1. prandaj simpatizohet nga rama dhe ben blushi….pale cfare info kane…sorosianet njihen nga distanca….mbajne ere

  8. Po pse shtet me fshatargejhajdutevgjitkomunistspiun mendoni se do behet?
    Doktorr, docent, inxhinjer, provesor, regjizor, sportist, artist, 99% fshatare.

  9. sot doli PD per ta mbojtur. Argumentat e PD ishin: ska gje qe ka ber ato qe ka ber se dhe kryeministri i ben ato gjera po nuk e arrestojn. Me nje fjal mos arrestoni kriminel derisa te arrestoni kryeministrin. sa rend e sa turp. keta duan te vijn e te drejtojn vendin.

  10. Cili eshte nje cop muti e nje cop mashtrusi. Banka ku kam pas punuar i ka dhen kredi keti muti dhe ky gjithmon gjente ndonje pretekst per te mos paguar dhe per te rritur ekspozimin (merrte kredi te tjera ne vend qe te paguante), duke perdorur te gjitha llojet e mashtrimeve. kot nuk e kan arrestuar.

  11. Dy rruge ka, ose drejtori i bankes qinte cillin, ose drejtori apo pronari eshte spiun i vjeter njesoj si cili.

  12. Ne thelb eshte denimi i 13 vetave per nje vrasje te pa zbardhur e sic shihet po behen gjithe perpjekjet qe ajo te mos TENTOHET TE ZBARDHET. Henri Cili (nje figure qe personalisht e urrej) eshte thjesht SHOW I RADHES se Reformes ne Drejtesi dhe Policise Gjithfuqishme te Shtetit te Rames qe nuk ben zbardhje po SHOW dhe BLLOKIM TE QARTESIMIT SESI NDODHI, thjesht deno ca fshatar me denime ekstreme.

  13. Sekseret Gazetar, Aktor, Kengetar, Artist, Drejtor etj etj kur nuk duhen me partia i flak tej 🙂 Te rroj partia e t’na e rruaj shoku Enver, dua te them jo ai qe ka hyre ne grope por ky qe o jasht. Kur nuk te do partia nuk te do dhe pike. Pyesni lali hajdutin se i di keto pune fjolle.

  14. Nje fshatar qe nderron emrin per tu dukur qytetar Cili eshte shoku i Shkullakun.
    Atu te rrije se I Ben mire hotel kashta.

  15. Ziguri krye virusi i salihut sa ne nje porthal ne tjetrin nuk pushon virusi i salihut,nuk e permend lulushin salihun qe kane perfituar miliona euro nga sorosi por goja nuk ja nxe,eshte mesuar ziguri vetem nje gje ja ze gojen,muti

    1. Po sikur Sorosi para i ka dhene PS-se mo apo hajde shpifim..Nejse duket qe juve riqelbesit jeni edhe te pabese..Cili ju mbrojti, Sorosi ju dhe para, dhe juve i hidhni poshte..rrace trans!

  16. Me thënë të drejtën, më duket disi e dyshimtë kjo fushatë me arrestimin e këtyre 28 vetave, që kanë lidhje kryesisht me historinë e Lazaratit,e mes tyre na qenka bërë kurban edhe Henri Çili, një botues e person i njohur publik që u lidh ngushte me Ramën. pasi ky mori pushtetin.
    Ndërkaq , kur dihet që jo nga fshati i vogël i Lazaratit , por nga e gjithë Shqipëria e mbjellë me kanabis, në vendet fqinjë e në Europë u trafikuan me qindra tonë kanabis duke thyer rekordin europian të Marokut.
    E paska futur në bela Çilin, një botues e pronar Universiteti, vëllai i gruas.
    Por pse harojmë se kemi dy ministra të mbrendshëm, nga të cilët i pari i jepte makinën e tij kushërijve trafikantë të drogës e i dyti , mbuloi të vëllanë kapobande trafiku të dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet burg ?
    Po Dako që i doli garant për ta nxjerrë nga burgu vrasësin kriminel Lulzim Berishën, përse nuk nisi kjo fushatë me keta persona të njohur tashmë në publik si mbështetës të trafikantëve ?
    Nga ato çfarë lexova në media, Çili paskej bërë pazare edhe me të famshmin Dvorani që ka ngelur tek pullë si i vetmi antar e krytar i Gjykatës së lartë.
    Përse nuk është arrestuar edhe Dvorani kur ai ka të depozituar në prokurori akuza të rënda nga presidenti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *