• |
ide | kryesore

Selena Gomez vazhdon këndon për Justin

Paparazzi, Slider



Kanë goxha vite të ndarë, Justin është një burrë i martuar dhe Selena nuk pushon së thëni lart e poshtë se e ka mbyllur atë kapitull të jetës.

Ja ku jemi në shkurtin e bekuar të 2020-s, ku pas një albumi të tërë dedikuar Justin-it, Selena vijon të njëjtin avaz. Sot, ajo publikoi “Feel Me,” një këngë që e ka shkruar në mes të 2016-s. Sipas saj, fansat po kërkonin me ngulm ta publikonte dhe prandaj e bëri.

Teksi i këngës është shkruar nga perspektiva e Selena-s, që i kërkon Justin të mendojë për të kur del me vajza të tjera. Në periudhën që u shkruajt, Justin filloi të shoqërohej me Hailey Baldëin dhe Sofia Richie.

Nuk dua të ngec / Në ngjitjet dhe rëniet e tua / Për sa kohë s’je me mua / Do të jesh vetëm

Selena tha se s’e përfshiu në albumin “Rare” sepse “Feel Me” s’i përputhet sentimentit të këngëve të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *