• |
ide | kryesore

Juve-Inter me dy hipoteza: ja kur do të luhet Serie A

Sport



E gjithë cështja është kur do të luhet sfida titull mes Juventus e Inter? Me dyer të hapura, dyer të mbyllura apo me limitime për ata që vijnë nga zona të përcaktuara të kuqe? Zgjidhja për kaosin që ka ndezur gjakrat e po kondicionon fundin e kampionatit do të gjendet duke evituar më të keqen: nëse vazhdohet me shtyrje sezoni rrezikon të dështojë për mungesë datash.

Për momentin kjo është siguria e vetme, bashkë me atë që deri të dielën 8 mars në Lombradi, Veneto e Emilia Romagna nuk mund të luhet me dyer të hapura si ka deklretuar kryeministri Conte. Shtyrja ndeshjeve të parashikuara për fundjavëv që sapo u mbyll i ka lënë të gjithë të pakënaqur: Brescia kërcënoi veprime ligjore, Liverani nuk la gjë pa thënë, Veloso gjithashtu, askush nuk do të luajë me dyer të mbyllura e pastaj është Inter, që ka zbritur në luftë me protestën e tifozëve e debatin e ashpër mes Marotta e Dal Pino.

E atëherë cfarë ndodh? Hipotezat në tavolinë për momentin janë dy (në kohën që propozimi i Napoli nuk është pranuar e gjatë javës do të luhet Kupa e Italisë me limitet e rastit).

Hipoteza 1) Me fshirjen e idesë (“provokuese”) për të luajtur Juve-Inter me dyer pjesërisht të hapura të hënën datë 2, tani po punohet për të shtyrë një javë kampionati. Gjashtë ndeshjet e shtyra do të rikuperoheshin kështu mes të shtunës 7, të dielës 8 e të hënës 9, kështu ndeshja vendimtare në Stadium mund të luhet me porta të hapura duke shpëtuar inkasimin (rreth 5 mln) të bardhezinjve e imazhin e Italisë jashtë kufijve. Java e 27 e gjitha do të spostohej në 13 maj (e finalja e Kupës Italisë në 20 maj në San Siro, sepse Olimpico do të ‘dorëzohet’ për Uefa-n për Euro 2020). Një zgjidhje që do të lehtësonte edhe kalendarin e majit të Inter, që në fakt është shprehur në favor: “Do të ishte e drejtë që ndeshjet e shtyra të kishin përparësi. Juve-Inter të hënën? Do e diskutojmë pasnesër” ka thënë Marotta.

Hipoteza 2) Mundësia tjetër që mbetet në këmbë, por që i pëlqen pak personave, është shtyrja e javës së 26 në 13 maj, me fundjavën e ardhshme të kampionatit që do të rishkruhej duke ndjekur dekretin e qeverisë: do të luhej të shtunën e të dielën me porta të hapura ku është e mundshme të spostoheshin të hënën e ardhshme ndeshjet objekt të limitimeve. Gjithnjë nëse emergjenca përfundon vërtetë të dielën e 8 marsit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *