• |
ide | kryesore

Rama tregon pse nuk e kthen Tahirin në qeveri dhe pse u largua Xhafaj

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Pressing” ka folur për largimin e dy ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për “gabimet” e tyre duke përmendur pse nuk e kthen ish-ministrin Saimir Tahiri në qeveri.

“S’ka mbaruar procesi gjyqësor. Tahiri nuk ishte ministër i zakonshëm? Patjetër, ashtu ishte. Tahiri është në një proces. U lincua për shkak të përgjimeve të Policisë italiane. Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej linçimi i tij” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se të njëjtin qëndrim do të mbante edhe për vëllain e tij, përveçse rastit kur mund të kishte ndërhyrë në ligj për ta ndihmuar atë në shkelje.

“Xhafaj dha dorëheqjen, merreni në intervistë dhe pyeteni. Vëllai im është në jetën e vetë dhe shkeli në dërrasën e kalbur, do përgjigjem unë? Jo mo të përgjigjet vetë, ç’punë kam unë?” – tha Rama.



2 Comments

  1. Mos e bej Rama ate gabim.. AI ishte ministri me i paskrupult qe ke patur, me gjithe shpuren e tij nga pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *