Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se mbrëmjen e së hënës rreth mesnatës në celularin e Albin Kurtit ka pasur një thirrje nga Shtetet e Bashkuara, por shefi i qeverisë nuk është përgjigjur.
Mediat e Kosovës që publikuan lajmin raportojnë se telefonata u bë nga këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien. Sipas të njëjtave burime Kurti nuk u është përgjigjur as disa telefonatave nga Shtëpia e Bardhë dhe më pas nga ambasada amerikane në Prishtinë.
“O’Brien e ka telefonuar Kurtin për të diskutuar, por ai nuk është përgjigjur. Nuk u është përgjigjur as disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Ai po i shkatërron raportet”, – citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti për Gazetën Express.
Por, sot Kryeministria e Kosovës ka konfirmuar versionin e saj rreth ngjarjes. Zyra e Kurtit ka deklaruar se kryeministri ka folur sot rreth orës 17:00 me zyrtarët amerikanë.
“Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”, – kanë thënë për kallxo.com zyra e kryeministrit Kurti.
Të hënën në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në përpjekje për ta rinisur dialogun Prishtinë – Beograd. Amerikanët janë shprehur të pakënaqur me vendimin për tarifën që mori Kurti. Ata kërkojnë heqjen e plotë të tarifës, pa ndonjë masë tjetër, siç është reciprociteti i propozuar nga kryeministri.
Vetë Kurti ka reaguar mbrëmjen e së martës në Tëitter ku shkruan se Kosova e hodhi hapin e parë me taksën, por Serbia vazhdon fushatën kundër njohjes së Pavarësisë siç ishte rasti më i fundit me Sierra Leonen.
“Edhe pasi Kosova tregoi vullnetin e mirë duke hequr tarifën 100% të lëndëve të para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të tërheqjes së njohjeve. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”, – shkruan Kurti. ©LAPSI.al
Even after #Kosova showed the good will by lifting the 100% tariff on raw materials, #Serbia continues with its derecognition campaign. We are not the obstacle in the way of the dialogue and we never have been. We made one step forward, they made yet another step back. Why?
— Albin Kurti (@albinkurti) March 3, 2020
Nooo Gooood!!!!
Vetem ketu te ne politikanet dhe njerzit pa dinjitet habiten se si nuk ua ka hapur telefonin kryministri i Kosoves ambasadoreve te Amerikes?!?!?!Pas mesnate ?!Jo mire !?Pse ?Faki qe kerkojne te bejne Guvernatoret kjo nuk eshte gje e mire ?!?!?Per askend dhe asnjehere ?!Politika e USA nuk eshe se ka qene efikase ne cdo vend dhe ne kohe te ndryshme !!!Nxitimi i madh per te ndare e bashkuar territore eshte e gabuar !Nese ka zene per bishti te korruptuar ne Shqiperi e Kosove,keta te piste duhet te ikin nga drejtimi pasi jane te shantazhueshem !Ne duhet te vlersojme pafund meritat e USA-s por mbi te gjitha dhe me cdo cmim asgje kunder interesave te Shqiptareve !
Po hic ore nuk ka ditur cfare tju thote per ato qe ata do diskutonin. Thjesht ka dashur disa ore te mendohet per te qene i pergatitur per cdo drejtim qe do merrte biseda.
Tarac bashkie
Amerikanet nuk duan miq, por vetem vasale. A nuk i tha ai bythqiri Grenell (eshte homoseksual i deklaruar) Kurtit se po nuk hoqe taksen deri te Premten nuk flasim me me ty? Cfare eshte kjo? A nuk eshte presion? O bej cte them une o ska tjeter. Miqesi e quani ju kete? Keshtu flasin miqte? Mblodhen pastaj Thacin e Vucicin ne Washington duke anashkaluar Kurtin, qe ne fakt eshte Kryetari i Qeverise. Hakun ju ka dhene Albinin.
Pra Berlini paska nje skuth me servil sesa Rama: Kurtin. Te shofim si do veje perplasja me jamerikenin!
beji beji karshillek amerikes o toc kuklle se ta shpon mire bycen usa
o alidems. ka per ti hor mutin sic po ja han kti bastardit ton qe tha se po u zgjodh tramp osht fatkeqsi per boten
Ai i gjati i ka shpatullat e mbrojtme nga ata qe duan te hedhin poshte trump-in.