• |
ide | kryesore

Zhang, çfarë sulmi kundër Dal Pino e Ligës: “Turp, jeni palaço”

Sport



Pas zhvillimeve mbi modifikimin e kalendarit të Serie A, presidenti i Inter, Steven Zhang, ka ndërhyrë egër kundër presidentit të Ligës Paolo Dal Pino. “Të ndryshosh datat e të vendosësh shëndetin public na plan të dytë – ka shkruar ai në profiling e tij në Instagram -. Me shumë mundësi ti je më palacoja më i madh e më i keq që unë kam parë”. “24 orë, 48 orë, shtatë ditë e cfarë tjetër? Kush do jetë hapi tjetër i yti? E tani flet për fair play e kompeticion të ndershëm? Po, po flas me ty. Presidenti ynë i Ligës Paolo dal Pino #shameonyou – ka shtuar ai -. Eshtë koha që të ngrihesh e të marrësh përgjegjësitë e tua. Kjo është ajo që bëjmë në 2020”.

Një sulm i fortë ndaj Ligës e presidentit të tij, që menjëherë nisi të bëjë zhurmë në rrjetet sociale si për përmbajtjen, ashtu për tifozët. “Të gjithë në botë: nuk ka rëndësi nëse janë interistë apo juventinë apo jo tifozë – ka vazhduar Zhang -. Të lutem, kini kujdes. Eshtë gjëja më e rëndësishme për ju, familja juaj e shoqëria jonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *