• |
ide | kryesore

Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova

Arkiva, Lajme, Të fundit



Baton Haxhiu nuk është më drejtor i Klan Kosovës.

Këtë ai e ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi publik ku ka thënë se po lëviz për një adresë të re, për një sfidë të re, por pa treguar se për çfarë është fjala.

Letra e Baton Haxhiut:

Jetën time nuk e paramendoj pa sfida të mëdha.

I kërkoj, por edhe më gjejnë. S’ua kam frikën.

E kam kuptuar moti: sfidat profesionale më mbajnë gjallë në gazetari. Ato u japin energji ditëve të mia të punës, me lumturi dhe mërzi, mirësi e zhgënjime. 

Në gazetë ditore, revistë javore, ose në studio televizive – esenca mbetet e njëjtë. Ta them atë që mendoj se duhet të thuhet, të kërkoj përgjigje, të kontribuoj në sferën publike. Të bashkëpunoj me njerëzit dhe profesionistët më të mirë.

Më shumë se 30 vjet kështu.

Dhe Klan Kosova.

Klan Kosova është pjesa më e bukur e karrierës sime.

Fillime idealiste me paqartësi e pasiguri, duke parë e duke bërë, me pasion, entuziazëm dhe vullnet të pakrahasueshëm me cilindo projekt tjetër medial kosovar në dekadat e fundit.

Energji fantastike e djemve dhe vajzave që u shndërrua në uragan kreativ. Çdo ditë rriteshim dhe ndryshonim për të mirë në hapësira të vogla me shumë ide.

Sot është krejt ndryshe.

Liderizmi i Klan Kosovës në skenën mediale, investimi në gjenerata të reja, ndërtimi i modeleve të reja të gazetarisë dhe stabiliteti i përgjithshëm janë arritje për mburrje dhe krenari. Për mua dhe për të gjithë që kanë qenë pjesë e tij.

Njëkohësisht, janë shenjë e qartë që ky cikël është përmbyllur. Kam arritur në cak.

Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër.

Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë.

Jemi Një.

Përjetësisht.

Me dashuri,

Batoni



15 Comments

  1. BATON EJA FUTU NE SHTRAT ME YMER GELBAZEN ,DHE SOKOL BALLEN SE E BEN NJE TRESHE TE FORT -3 BYTHLEPIRES E EDI RAMES thotë:

    SHUME LAJM I MIRE ?JUVE BATON HAXHIU JENI NJE BYTHLEPIRES DHE BYTHQIR I QELBUR,GO AND FUCK YOURSELF,

  2. Pasi la klan Kosoven eshte gati per klanin e Zemunit. Nuk ka rrace me te ndyre se tradhetaret. Jo me kot Dantja i coi ne rrethin e nente te ferrit.

  3. Do shkosh z.minister apo tek vucic dhe do ringjallesh perseri sepse dy raste kemi ne beten e njerzimit qe jane ngjallur njeri je ti,,,suksese ne detyren e re kundra interesave te kombit shqiptar……..

  4. Nuk e kuptoj pse Presidenti nuk jahek nenshtetsin Shqiptare tuj e dite se ky PALAQO BASHKE ME PALAQON TONE QE SOT E kemi kryminister qe poponojne nate e dide qe te largojne Shqiptaret nga vendi tyre i dashur.Deri kur ky PALAQO I CIRKUT TE KOSOVES TE DALE NEPER TELEVIZOR DUKA NA FOL PER DEMOKRACI BASHKE ME BLENDI FEVZIUN.BATON JE FIGURA MBA E NDYTE E KOSOVES DHE SHQIPNIS ME VJEN KEQ META THANE TI NUK KE RRJEDH POR KE PJERDH.

  5. mos mor bati,mos!
    si mor po thyen qafën nga klani??
    po paç këmbën e mbarë dhe shkofsh në të satëme!!
    mos ke gjet ndonjë gjë më të leverdisëshme për të përhapur pisllëqet e tua??
    apo thjesht po ja mbath diku??
    paratë duhen harxhuar,pas vdekjes nuk të hyjnë në punë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *