• |
ide | kryesore

Flet Richard Grenell: Albin Kurtit ia thashë qartë në telefon

Lajme, Të fundit



I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përgënjeshtruar deklaratën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, – shkroi Erzen Vraniqi, këshilltar i Kurtit.

Këtë deklaratë, gazetari Berat Buzhala e postoi në rrjetin social Twitter duke thënë se këto qëndrime krijojnë paqartësi. Ishte vetë Grenell që i është përgjigjur Buzhalës.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe të pjesshme janë duke e dëmtuar ekonominë e Ksoovës – dhe SHBA-ja nuk do të çojë dëm ndihmat e saj nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, – ka shkruar Grenell në Twitter.



12 Comments

  1. Mbahu Albin idealisti se po ta shtrengojne morsen kokes . Tani qe je kryeminister si po te duket posti i kryeopozitarit ?

  2. Albin Kurti nuk ka bere pazare as me vucicin e as me Grenellin, ndaj gjeni ata qe i keni mes jush, qe lobojne kunder Kosoves. A tyre qe ju vjen mire se nje cop Grenell ben presion ne dem kosove e ne favor serbve,eshte me serb se ata qe kane vrare e prere shqiptaret. Eshte koha per qendrim e unitet e jo perqarje kur rrezikohen interesat kombetare.

    1. O njeri me imagjinate te vogel dhe me llogjike te bllokuar. Grenelli nuk po ja ben presjonin Kurtit nga vetja et ij, por eshte politika e shtepise se bardhe.
      E dyta. nese ne na duken veprimet e Grenellit brutale , kjo vjen ngaqe amerikanet nuk do presin gjeneraten tjeter qe serbet dhe shqiptaret te normalizojne mardhenjet.
      Me mendesine e Kurtit dhe Haradianjt shqiptaret duhet te konfrontohen me serbet dhe per nja 100 vite te tjera.
      Nuk ka rruge tjeter pervecse kjo e nisur nga amerikanet. Europa eshte shume e percare dhe e ngadalte ne perqasjen e vet ndaj ceshtjeve te ballkanit.
      Amerikanet njiehn tashme per menyren e te diskutuarit ne nje tavoline ku asnjeri nuk ve kushte. E kane treguar me negociatat ne lindjen e mesme . Pra cdo dialogues ne nje proces dialogimi duhet ti leri kushtet ne shtepine e tij . Perndryshe dialogu nuk mbaron kurre.
      Une kam shue besim ne qasjen amerikane, panvarsisht se jane brutal ne sjelljen e tyre , por nese kjo sjellje jep rezultat … pse jo ?

      1. Po ti që ishe me “imagjinatë të madhe”, që kundërshtove komentuesin me “Imagjinatë të vogël” a nuk e kupton se fjalia e fundit e komentit tënd është krejt në kundërshtim me çfarë thua më sipër dhe është më afër komentuesit që ti i bën replikë?

        1. fraza ime e fundit ?

          ”’Une kam shume besim ne qasjen amerikane, panvarsisht se jane brutal ne sjelljen e tyre , por nese kjo sjellje jep rezultat … pse jo ?

          1. Ke të drejtë më është dukur sikur ke thënë …unë nuk….

            Po je sinkron gjatë gjithë komentit, për mendimin tim je gabim.

  3. Ku ka hyr amerik zeza e nuk ka qlbur dynjane??!! Un nuk di te ket ne bot ndonje vend te till. A pse Zoti i ka lejuar sukses qafireve kjo eshte nje ceshtje tjeter komplet….Suksesin e tyre cdo popull e cdo vend e ka hak…

    1. Ashtu eshte islamisti pa emer i oers 9:42! meqense zoti i paska dhene sukses qafireve kerkioi llogari allahut, o lope!

  4. Do nderprese nfihmat Ameriks?,
    Obobo!,
    Shihni sa mirr po jetojme ne shqiptaret e Shqiperise qe ka 30 vjet qe po na ndihmon Amerika e ketij pederastit!
    A mund tr nderpritet dicka qe nuk ekziston?

  5. Albin mos e hek taksen deri sate uleni te barabarte ne tavolin mendo mire senuk ashte trumpi perte miren e KOSOVES SE PERTEMIREN E KOSOVES JANE VETEM DIASPORA E GERMANIA .Se Franca e Pushtetaret e sotem te Amerikes jane pertiba gropen Kosoves,MOS U TERHEK DERI SA TE JENI TE BARABART NE TRYEZE Se qedhimi i pushtetarve te Amerikes perta SHKATRRUAR POPULLIN SHQIPTAR TONE TE DASHUR E KANE ARRITUR Prandaj ALBIN KE MUNDESIN E ARTE NE DORE MOS SHKATRRIMIN E KOSOVES.

  6. Albin mos ju dorëzo presioneve. historia ka treguar se:

    Kush lufton mund të humbasë, por kush nuk lufton, ka humbur tashmë.

    Humbja nuk është dështimi më i madh. Dështimi më i madh është të mos kesh tentuar.

    Përderisa një çështje të ketë edhe një shpirt të vetëm me një besim të pathyeshëm, nuk mund të humbasë.

    Më mirë e qara pas humbjes sesa turpi i të mos luftuarit.

    Mos ia moho vetes se për çfarë ke luftuar. Humbja nuk e bën të gabuar çështjen.

    Nuk kemi humbur asgjë derisa të na mbetet nderi.

    Disa humbje janë më triumfuese se fitoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *