• |
ide | kryesore

Super e Marta/ Në garën përballë Trump mbeten vetëm Biden dhe Sanders (Tërhiqen Bloomberg dhe Warren)

Planet



Ish-kryetari i bashkisë dhe miliarderi i Nju Jorkut Michael Bloomberg dështoi në garën presidenciale të mërkurën, një ditë pasi ish-nënpresidenti Joe Biden shënoi fitoret kryesore në disa nga zgjedhjet paraprake të Super të Martës. Kthimi dramatik politik i Bidenit ka riformatuar betejën kryesore demokrate në një garë mes tij dhe Senatorit të Vermont Bernie Sanders.

Për demokratin Joe Biden, fitoret e Super të Martës në një mori shtetesh shënuan një rikthim politik që pak mund ta kishin parashikuar vetëm disa ditë më parë.

“Ne duam një kandidat i cili do të mposhtë Donald Trumpin. Por edhe që do ta mbajë Nancy Pelosin Kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe që demokratët të fitojnë përsëri Senatin! Nëse kjo është ajo që dëshironi, bashkohuni me ne! “

Biden fitoi në disa shtete jugore falë mbështetjes së fuqishme të votuesve afrikano-amerikanë.

Ish nënpresidenti tani ka riformatuar në mënyrë dramatike garën e demokratëve si një përballje mes dy burrash – ai dhe senatori Bernie Sanders.

Sanders fitoi në shtetin me numrin më të madh të Super të Martës, Kaliforni — dhe tani po e portretizon veten si njeriu në dizavantazh që lufton me bazën konservatore të Partisë Demokrate.

“Në historinë e kohëve të fundit, nuk ka pasur asnjëherë një fushatë që ka marrë përsipër të përballet me bazën e partisë, dhe ky është një institucion që po punon furishëm për të na munduar”, tha senatori Sanders.

Biden tani përfiton nga mbështetja e ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut dhe miliarderit Michael Bloomberg.

Bloomberg u largua nga gara të mërkurën pasi harxhoi gjysmë miliardë dollarë në reklama televizive, por u zotua të ndihmojë për të mposhtur Presidentin Trump.

“Fitorja në Nëntor. Jo fitore për mua apo fushatën tonë, por fitore për vendin tonë. “

Fati politik i Bidenit mori një kthesë dramatike pas fitores së tij javën e kaluar në Karolinën e Jugut.

Strategjistja demokrate Penny Lee ishte e ftuar në programin e Zërit të Amerikës, Plugged In.

“Joe Biden fitoi në vende si Virginia, ku nuk kishte ndonjë infrastrukturë. Dua të them nuk kishte as një zyrë, nuk kishte harxhuar asnjë para, dhe aty pamë pjesëmarrje rekordë për Joe Biden. Pra pamë një ndryshim të mrekullueshëm sizmik në preferencën e votuesve në një kohë shumë të shkurtër”.

Një arsye e madhe për ngritjen e Bidenit ishin votuesit demokratë që morën një vendim të rëndësishëm, thotë ekspertja Lara Brown.

“Pjesa më e madhe e mbështetjes së nënpresidentit Biden nuk ishte thjesht të vote për Bidenin”, aq sa ishte një vote kundër Sandersit”.

Zgjedhjet e Super të Martës treguan se shumica e votuesve demokratë kanë një përparësi thelbësore, thotë Larry Sabato.

“E vetmja gjë që demokratët duan më shumë se gjithçka, dhe shumë më tepër se zakonisht, është të mposhtin presidentin në detyrë. Mospëlqimi i fortë i Donald Trump është i dukshëm”.

Sanders iu afrua shumë Hillary Clintonit katër vjet më parë, por mund të ketë një sfidë më të vështirë këtë herë përballë Bidenit, thotë analisti David Barker.

“Një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes së Sandersit në vitin 2016 ishte më shumë kundër Hillary-së sesa ishte pro- Sandersit. Dhe frika dhe zemërimi ndaj presidentit aktual është shumë, shumë më e madhe se sa ishte për ish-presidentin. Dhe kjo pjesë po nxit rikthimin e Bidenit dhe kjo do të vazhdojë”.

Biden dhe Sanders përballen javën e ardhshme në zgjedhjet paraprake në Miçigan, Misisipi, Mizuri dhe Uashington.

VOA

Senatorja Warren largohet nga gara presidenciale

Elizabeth Warren

Senatorja e shtetit Massachusetts Elizabeth Warren po i jep fund fushatës presidenciale në garën brenda demokratëve.

Largimi i senatores vjen pas rezultateve zhgënjyese që ajo pati në zgjedhjet paraprake të Super të Martës, në të 14 shtetet që votuan. Ajo madje humbi në shtetin e saj, Massachusetts.

Senatorja Warren, ish profesore e së drejtës në Universitetin Harvard, bëri fushatë me moton e “ndryshimit të madh strukturor” për të luftuar korrupsionin dhe rolin e parasë në politikë.

Gjatë fushatës, ajo mbrojti një sërë kauzash liberale si kujdesi shëndetësor për të gjithë, anulimi i borxheve studentore dhe copëzimi i kompanive gjigande teknologjike si Facebook.

Por senatorja 70-vjeçare, e cila në nëntor kryesonte në sondazhet kombëtare, u përball me pikëpyetje serioze për planin e saj të reformës shëndetësore, realizimi i të cilit do të kushtonte 20.5 trilion dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *