• |
ide | kryesore

Video/ Kore e tymuese: ‘Curva Nord’ shoqëron autobusin e Inter drejt Torinos

Sport, Video



Një ndeshje si ajo me Juventus, për rivalitetin e dy skuadrave dhe renditjen vlen shumë. E pavarësisht se do të luhet pa tifozë, për shkak të emergjencës Koronavirus, zikaltrit kanë dashur ti japin gjithë mbështetjen e tyre Inter përpara nisjes për në Torino.

Rreth 500 ultràs zikaltër janë mbledhur jashtë qendrës stërvitore për ta karikuar skuadrën në prag të derbit të Italisë, që do të luhet të dielën në mbrëmje kundër Juventus. Tifozët kanë shoqëruar autobusin e skuadrës duke intonuar kore e duke e bërë flakë vendin me tymuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *