• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo ‘prek’ 1000 si profesionist: “Një krenari”

Sport



Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në ndeshjen kundër Inter, por ka festuar sidoqoftë me një fitore ndeshjen e tij numër 1000 në karrierë si profesionist: “Jam kaq krenar që kam arritur këtë shifër me një fitore shumë të rëndësishme që na ka rikthyer në krye të klasifikimit! Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës e trajnerëve, falenderoj familjen time, miqtë e tifozët e mi që më kanë ndihmuar në këto vite” ka shkruar portugezi në Instagram.

Ronaldo nuk ka mundur të shënojë në ndeshjen e 12 radhazi në kampionat, për të mbajtur tërësisht vetë këtë rekord, por ka dalë nga stadiumi i boshatisur i Torinos me një kënaqësi të trefishtë: fitoren kundër rivalëve të përjetshëm e marrjen e vendit të parë me një pikë më shumë se Lazio. E gjitha kjo në ndeshjen e tij të 1000…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *