• |
ide | kryesore

Më i miri i burgut në turne: Ronaldinho gol, asist e trofe

Sport



Ronaldinho ka thyer një tjetër rregull në Paraguay, por këtë herë “krimi” nuk duhet ti sjellë një shtim të dënimit. Ish-kampioni brazilian, në gjendje arresti për përdorim të pasaportave false me të cilën është futur në Paraguay, ka marrë pjesë në turneun e calcetos së burgut me vetëm një rregull për të respektuar: nuk mund të shënonte. Rezultati? Fitore 11-2 me gjashtë asist e… pesë gola. Në fund një trofe…

Ish-lojtari i Barcellona e Milan ishte ylli i padiskutueshëm i turneut dhe nuk kanë munguar fotor e videot e turneut më të pazakontë të luajtur ndonjëherë nga Ronaldinho, të postuara në rrjetet sociale. Kishte vetëm një rregull ad hoc i vendosur në vigjilje për të evituar që përballja të ishte e pabarabartë, si në fakt ndodhi.

Por policët, pasi i limituan lirinë për cështjen e pasaportave false, nuk arritën ti hiqnin dëshirën për të zbavitur, për tu zbavitur e për të shënuar. Ronaldinho me këpucët që ia huazoi një nga gardianët, ka marrë pjesë në të 11 golat e skuadrës që i dorëzuan trofeun. Sigurisht më i cuditshmi e i paprituri për tu vendosur në palmares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *