• |
ide | kryesore

Qeveria e Rumanisë në karantinë për 14 ditë, një senator pozitiv me Covid-19

Arkiva, Lajme, Të fundit

Qeveria e përkohshme e Rumanisë po izolohet për 14 ditë pasi një senator ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Sipas Euronews, Vergil Chitac ishte në parlament ditët e fundit ndërsa partitë e krahut të djathtë po përpiqeshin të krijonin një kabinet të ri.


Ndërkohë kryeministri i përkohshëm Ludovic Orban tha në një konferencë shtypi se të gjithë anëtarët e qeverisë, si dhe disa anëtarë të Partisë së tij Liberale Kombëtare (PNL) do të vetë-karantinohen.

“Ne i kërkuam ministrit të shëndetësisë që shpejt të krijojë një mekanizëm të hetimit epidemiologjik për të gjithë kolegët tanë. Të gjithë ata do të testohen. Sa për mua, unë do të qëndroj i izoluar në Villa Lac 1 ku do të vazhdoj të kryejë detyrat e mia”, tha Orban .

Qeveria e përkohshme liberale është krijuar që nga fillimi i shkurtit pas një mocioni mosbesimi.

Rumania ka 97 raste të konfirmuara COVID-19 deri më tani, por nuk ka viktima.

1 Comment

  1. Joooo vertet mo ? korona e paska kap keq me kr me deputet me president me drejtora burgjesh shefa policie…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu