• |
ide | kryesore

Rugani vazhdon të bëjë ‘viktima’: në karantinë edhe arbitri i Juve-Inter

Sport



Jo vetëm Juventus e Inter në izolim, pasi Daniele Rugani rezultoi pozitiv për testin e koronavirus të martën e kaluar në mbrëmje. Edhe Marco Guida, arbitri ndërkombëtar i seksionit të Torre Annunziata që drejtoi ndeshjen e madhe në Stadium të dielën, ka vendosur të futet në izolim vullnetar në banesën e tij. Arbitri i ndeshjes, ashtu si kanë bërë shumë të teseruar të dy skuadrave, nuk i është nënshtruar tamponit sepse protokolli është i qartë dhe nuk e parashikon.

Bashkë me Guida, gjykuan ndeshjen të dielën në mbrëmje edhe Fabio Maresca, arbitri i katërt, e Ciro Carbone, asistent i linjës, e edhe ata janë në izolim paraprak në banesën e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *