• |
ide | kryesore

Cila është arsyeja e vërtetë/ Albin Kurti shkarkon ministrin e Brendëshëm: “Përhapi panik”

-Instant, Të fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e punëve të brendshme, Agim Veliun, i cili ishte shprehur pro kërkesës së presidentit Thaçi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonsheme.

Sipas Kurtit, kjo ka ardhur pas deklaratave që Ministri Veliu ka bërë mbrëmë, për të cilat nga qeveria thonë se përhapin panik te qytetarët.


“Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga koronavirusi, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime. Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, shkruhet në njoftim.

Në fakt, përpos arsyeve zyrtare duket se kjo lëvizje ka edhe prapavijë politike. Duke shfrytëzuar koronavirusin presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila e vendos shtetin për 30 ditë në kontrollin e tij duke reduktuar kompetencat e qeverisë. Nga ana tjetër kryeministri e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë masë. Dje minisrti i brendëshëm Veliu, një kundërshtar i hershëm i koalicionit mes VV dhe LDK-së, ishte radhitur përkrah presidentit. Kjo me shumë gjasa është arsyeja e vërtetë e shkarkimit të tij.

 

8 Comments

  1. KY ESHTE KRYMINISTER ME BOLE ,JO SI EDI RAMA KUR SAIMIR TAHIRI DHE FATMIR XHAFAJ E MBUSHEN SHQIPËRINE ME DROGE ANE A MBANE ,EDI RAMA DHE ZAGARET E TIJ TE TREDHUR DHE MIRE PAGUAR I BENIN LAVDE KETYRE MINISTRAVE, BILES MERO GELBAZA DHE LORENCE VANGJELI FILLIUAN EDHE TJU LEPI BOLET

  2. Edhe ne do ti shkerkojm . Ne jemi popull qe nuk i ” durojm” padrejtsite. Je ” trima me shtyll te fort kurrizore te pavarur dhe simbol i sovranitet” Mama amerika dhe be na kane dhene nje dore te mire ne kete drejtim. Ne jemi dhe shum te bindur. na thon ne shpi rini pa buk. ashtu bejme. na thone do tju vjedhim .mire i themi ne…….. popull mortje me kryeminister mortje drog e gjall.

  3. Koronavirusi infektoi dhe qeverine e Kosoves. Megjithese kjo eshte qeveri e re ka disa semundje para-ekzistuese dhe veshtire t’i shpetoje gjalle. Shancet jane qe te shkoje shpejt ne reaminacion me frymemarrje te drejtuar. Per fat te keq maska qe paska perdorur Albini me shkarkimin, eshte si kto plehrat e skaduara qe i jep Rama mjekeve dhe rrjedhimisht nuk funksionon per te mbuluar fytyren e vertete.

  4. Po besoj se Albin Kurti s’ishte gati me qeveris. Tani duket edhe ma qarte kur i ka ran barra e rande e qeverisjes dhe problemeve qi kerkojne zgjidhje qi ai s’po mundet me i dhane. Atehere cfare me bo? Shkarkon ministrin me prish koalicionin qe t’bjere qeveria. Ne ket menyre ai justifikon deshtimin dhe shpeton prej problemeve. Isha ma mire dhe komod ne opozite, thote Albini. C’mu desh pergjegjsia….

  5. Po polic eshte, rrote kari.
    Mos i dini per te zgjuar, keta jane ustallare vetem per rraf miletin. Shifni edhe sallate leshin tone. Po veliun tone e ka gje apo turqistan muhabet?

  6. Aleanca e VV me LDK eshte nje martese e pa deshirueshme nga te dy palet. Te pakten e pare nga reagimet e krereve te LDK. Kurti po iep mesazh te qarte elektoratit se nuk ka ndermend te beje pazare me moral politiken e tij. Te gjitha shanset teorike jane qe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Kjo do sjedhe dem shtetit te Kosoves. Uroj qe pjesa e LDK qe nuk eshte e perfshire ne pislliqe te vjetra te reagoje e te ndaloje, garden e vjeter qe ka mend por i ka per mashtrime te mos krijoje destabilitet fundja i leverdis dhe atryre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu