• |
ide | kryesore

12 vjet burg në Serbi kush shkel karantinën

Lajme, Të fundit



Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë.

Nëse një person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe do të infektojë dikë tjetër i cili humb jetën, atëherë shkaktari do të dënohet deri në 12 vjet burg. Italia mori masë të ngjashme një ditë më parë.

Masat e tilla janë njoftuar sonte nga kryeministrja Ana Brnabiç, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Serbia deri më sot ka 89 raste të konfirmuara me koronavirus teksa qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Vendi ballkanik nuk ka ende viktima dhe vetëm një të rekuperuar.



5 Comments

  1. Ne kuptim te ligjit penal eshte e arsyeshme, sepse shkelja e karantines nga ata qe rezultojne te prekur, me pasoje vdekjen e te tjereve, interpretohet minimalisht si neglizhence e rende. Vrasjet me kete forme pakujdesie, te pakten sipas ligjit shqiptar, denohen ne mos gaboj deri ne 10 vjet. Por me e mundshme eshte qe po ne baze te legjislacionit penal te klasifikohen si vrasje me dashje (te terthorte) dhe denimi sigurisht eshte me i madh. Keshtu qe nuk eshte ndonje ndryshim aq dramatik, por nje menyre per te bere nje percaktim me specifik, dhe per t’i bere njerezit dhe prokurorite te ndergjegjshem per nje gje qe ne fakt duhet ta dine. Ne thelb eshte vrasje pavaresisht se arma nuk duket.

  2. Merret me mend saaaa te trashe e nyjça janë vulgu serb…
    Perfshi edhe kjo gorja.

  3. Kjo transgorja si perversi yne, po knoqet t'u lshu urdhna...onananna. .n thotë:

    Merret me mend saaaa te trashe e nyjça janë vulgu serb…
    Perfshi edhe kjo gorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *