• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh në Prishtinë/ Mustafa takon Haradinajn, LDK mbledh deputetët

Lajme, Të fundit

Pasi LDK vendosi të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit ku bën edhe vetë pjesë duke iniciuar një mocion mosbesimi, në Prishtinë kanë nisur ethshëm lëvizjet në prapaskenë. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka filluar takimet me kryetarët e partive të cilëve do tu kërkojë mbështetje për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Sipas asaj që raporton Televizioni T7, Mustafa ka takuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Takimi po zhvillohet në një nga hotelet e Prishtinës. Sot LDK-ja do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar edhe mbledhjen e Grupit Parlamentar. Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nga kryeministri Albin Kurti, LDK-ja ka propozuar inicimin për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë.

Kundër këtij mocioni në mbledhjen e djeshme të kryesisë së LDK-së ka votuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ka abstenuar ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit i Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku. Po sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar 8 zëvendësministra të rinj. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Ku sundojne shqiptare,populli eshte I percare.Sepse te gjithe Jane karrierista aventuriere.Maqedoni.Kosove dhe ne kete vendin fatekeq Shqiperi.

  2. Ca po ndodh??!!! Ajo qe pritej…. Amerika dhe kellira qe kemi km po duan ta bejne dhe kosoven si shqiprine. Me kastratrat e hysenbellinjt & co ta shqyejn e ta vjedhin. Dihet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu