• |
ide | kryesore

Barcelona gjen zgjidhjen për të marrë Lautaro: Interit i pëlqen idea

Sport



Ditë e re, formulë e re. Kapitulli i merkatos Lautaro-Barcellona do të jetë i gjatë e i gjithi për tu kompletuar. Në tavolinë e sigurtë është vetëm dëshira e blaugrana për të gjetur një sulmues të ri dhe qendresa e Inter tek 111 milionë të klauzolës zgjidhëse të kontratës së argjentinasit. Të gjithë lojtarët e ofruar në këmbim të propozuar nga katalanasit për të ulur cmimin, nuk kanë gjetur aprovimin e zikaltërve. E megjithatë, sipas Mundo Deportivo, një mundësi për të ulur kuotën e parave është, madje do ta conte peshorën në anën e Barcelonës. Nuk është një lojtar që aktualisht është në organikën e spanjollëve, por një kampion në pronësi tyre e për më tepër një njohje e vjetër e Inter: Philippe Coutinho.

Do të ishte një rikthim në shtëpi për brazilianin që mbërriti tek zikaltrit në vitin pas Tripletës, kur ishte ende adoleshent e më pas u shit tek Liverpool në janar 2013: ku pati edhe shpërthimin e tij, duke e bindur Barcelonën të bënte blerjen monstruoze, përpara se ta huazonte tek Bayern. Bavarezët, për blerjen me titull përfundimtar të kartonit të tij, duhet të paguajë 120 milionë por duket se nuk janë të interesuar ta bëjnë. Kështu, lindi hipoteza e kësaj formule, që ndryshe nga të tjerat do të gjente pëlqimin e Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *