• |
ide | kryesore

Materazzi tallet përsëri me Ibrahimovic se nuk ka fituar Champions: “Po e deshe Kupën ta jap borxh”

Sport, Video



Pas pickimit në distancë (“e bëra për spital, e prisja atë moment prej 4 vjetësh”) që mori përgjigjen (“Faleminderit Ibra, pa ty nuk do e kishim fituar kurrë Champions”) në dhjetor, Marco Materazzi kthehet të ngacmojë ish-shokun e skuadrës në nervin më të zhveshur, Champions League që nuk është fituar kurrë nga suedezi.

Matrix, në rastin e StayAtHomeChallenge që konsiston në xhonglimin e letrës higjenike, ka publikuar një video ku bën kosh në kupën më prestigjiose, me shkrimin provokues: “Hë Zlatan, të shohim nëse ia del… nëse do kupën ta jap borxh”, shoqëruar me muzikën “We are the Champions” në sfond e dy zemra, një e zezë e një e kaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *