• |
ide | kryesore

Inter përfundon karantinën shtëpiake: asnjë lojtar pozitiv

Sport



Për Inter sot është zyrtarisht dita e fundit e izolimit brenda në shtëpi, nisur 15 ditë më parë, pas pozitivitetit me Covid-19 të Daniele Rugani në ndeshjen Juventus-Inter të luajtur në Torino me dyer të mbyllura në datën 8 mars. Lojtarët zikaltër, sipas një programi personal të ndërtuar nga shoqëria, vazhdojnë të stërviten në shtëpitë e tyre, duke ndjekur direktivat e klubit si për përgatitjen fizike ashtu edhe për regjimin ushqimor.

Fillimisht data për rinisjen e stërvitjes ishte fiksuar për në 25 mars, por shoqëria nuk parashikon të rifillojë seancat në një kohë të afërt, duke parë emergjencën ndaj koronavirus. Për momentin, asnjë pjesëtar i skuadrës nuk ka shfaqur simptoma e nuk kanë qenë të nevojshëm tamponet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *