• |
ide | kryesore

“Së bashku si skuadër”: Inter mbledh 658.000 euro për kërkimin kundër koronavirus

Sport



Inter ka njoftuar se ka grumbulluar 658.000 euro nga nisma #togetherasateam për të përmbushur një gjest konkret për luftën kundër Covid-19. Tifozët kanë bërë së bashku 3.500 donacione e 108.000 euro të cilat i janë shtuar 500.000 të dhuruar nga Inter e 50.000 të Fondacionit Pupi të Javier Zanetti. Shifra do të kalojë për Departamentin e Shkencave Biomjekësore e Klinike në spitalin Luigi Sacco të Milanos për të financuar aktivitetet e kërkimit në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirus.

KOMUNIKATA E INTER
Është mbyllur dje fushata globale e croëdfunding e Inter #TogetherAsATeam, që ka pëqrfshirë të gjithë botën zikaltër të bashkuar në përmbushjen e një gjesti konkret për luftën ndaj Koronavirus e në mbështetje të kërtimit për zhvillimin e një vaksine. I rëndësishëm ka qenë kontributi i tifozëve përmes croëdfunding të Facebook, nisur të shtunën në 14 mars e që ka grumbulluar rreth 3.500 donacione për një total prej 108.000 euro. Shuma duhet ti shtohet 500.000 eurove të dhuruara nga Klubi zikaltër, nga lojtarët e skuadrës së parë, stafit teknik e punonjësve të tij, e 50.000 euro të Fondacionit Pupi, për një total prej 658.000 euro.

Të ardhurat nga mbledhja e fondeve do të kalojë për Departamentin e Shkencave Biomjekësore e Klinike në spitalin Luigi Sacco të Milanos, qendër e referimit për patologjitë infektive e emergjencat epidemiologjike. Objektivi i donacionit, organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Francesca Rava – NPH Italia Onlus, është financimi i aktivitetit të kërkimit të spitalit milanez, që po luan një rol thelbësor në nivel ndërkombëtar në zhvillimin e vaksinës për Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *