• |
ide | kryesore

Lautaro i thotë “po” Barcelonës: argjentinasi nuk do të thyejë mardhëniet me Inter

Sport



Do të jetë një verë e gjatë dhe e nxehtë merkato për Inter e Lautaro Martinez. Sulmuesi mbetet objektivi primar i Barcelonës e cdo ditë që kalon, transferimi në Liga duket një hap më pranë. Sipas asaj që bëjnë të ditur në Spanjë, “Toro”ka dhënë aprovimin e tij për kalimin tek blaugrana e në këtë pikë mbetet vetëm që dy klubet të gjejnë akordin ekonomik.

Me lojtarin është gjetur mirëkuptimin (i është ofruar garancia për një vend titullari përkrah Suarez në një sulm me dy qendra), tani duhet kuptuar cfarë do të ofrojë Barça në tavolinë, në një periudhë shtrëngimi për shkak të koronavirus. Inter natyrisht nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Përkundrazi.

Nga ana e tij Martinez dëshiron të largohet nga zikaltrit në mënyrë miqësore, pa e tensionuar situatën, duke i njohur klubit meritën që e solli në këto pozita. Por tani, argjentinasi kërkon të bëjë përpara e Barcellona i duket vendi i duhur, pavarësisht se Suning i ka bërë një propozim të mirë për rinovimin e kontratës.

Inter është i fortë në pozita nga fakti se mbi Lautaro është edhe interesi i Chelsea e Manchester City e për këtë, nëse do ta shesë, nuk do të bëjë asnjë ulje. Qëllimi është ti afrohet sa më shumë atji 100 milionë euro të parashikuar nga klauzola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *