• |
ide | kryesore

Heqja e taksës për lëndën e parë, në Kosovë hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në pikën doganore në Merdare, kanë hyrë rreth 150 kamionë me të produkte të lëndës së parë nga këto dy shtete.

Në këtë pikë doganore, bëhet e ditur se që nga momenti kur ka hyrë në fuqi ky vendim, nga 20 mars e deri më 29 mars, kanë hyrë 146 kamionë me mallra te lëndës së parë.


Arsim Ibrahimi, shef ndërrimi në pikën e kalimit në Merdare, deklaroi për KosovaPress, se vendimi i qeverisë është duke u zbatuar, por që nuk ka fluks të madh të mallrave apo lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai theksoi se të gjithë kamionët që kalojnë përmes kësaj pike, po kontrollohen dhe se nuk kanë hasur në ndonjë problem.

“Përafërsisht prej momentit kur ka hy në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës, në pikë kalimin kufitar Merdare, kanë hyrë 146 kamiona, që kanë pasur lëndë të parë të ngarkuat me origjinë nga Serbia. Kamionët të gjithë janë duke i zbatuar rregullat konform ligjeve të zbatueshme në Kosovë, pra së pari i nënshtrohen kontrollave policore, pastaj doganore dhe mjekësore. Nuk kemi hasur në asnjë problem pasi që nuk ka lëvizje të automjeteve dhe individëve, edhe ata që lëvizin, vinë në mënyrë të organizuar dhe i nënshtrohen kontrolleve strikte”, u shpreh Ibrahimi.

Sipas vendimit të ekzekutivit, nga mesnata e 21 marsit janë hapur gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për importimin e lëndës së parë nga ky vend.

Kurse, nga 1 prilli, Qeveria e Kosovës pritet të nxjerr një vendim tjetër për heqjen e tërësishme të tarifave ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

5 Comments

  1. Sa turp per shqiperine…, pse mos furnizohej nga ne Kosova ???
    30 vjet demokraci dhe shqiperia drejtohet nga politikane bandite , hajdute qe bllokuan te hyjne investime te huaja, te kete linja prodhimi ne shqiperi, te kete fabrika.
    Sa turp, Kosova por dhe Shqiperia furnizohet nga Serbia dhe Bosnja
    Dhe dalin akoma keta ndyresira qe kane 30 vjet ne politike e na bejne show

  2. Ne serbi ka shume linja prodhimi ka fabrika prodhimi ku ka shume te punesuar. Ka ligje qe je i detyruar ti zbatosh, sado oligark te jesh
    Kurse ketu mjafton ti importosh , dihet kush oligark sjell me shumice , gjysmat i kalon pa dogane, jep bakshishet te qeveria dhe nuk te kerkon njeri llogari

  3. @ turp per Shqiperine
    Shqiperine e Ka mbulu turpi Ka 75 vjet .
    Po’ megjithese kam vujte atehere keto 30 vjet Kane qene me te ndyrat.
    Keto e bene shqiptarin ti duket vetja lecke,e te marre dhene.
    U bashkuan komunistesigurimsebashkepunetorete sigurimit dhe bene kete vend lesh arapi si kjo fjala me lart
    Ishallah na nxjerr Zoti ne Drite!
    Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu