• |
ide | kryesore

Kur do largohet koronavirusi? Mjeku italian jep një afat për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Maurizio Viecca, Drejtor i Departamentit të Specialiteteve të Lartë në spitalin “H.Sacco” të Milanos, thotë se në Europë do të duhen të paktën 2 muaj, që epidemia të kalojë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, mjeku tha se aty ku merren masa ka shenja pozitive, ndërsa në Shqipëri parashikon fundin e prillit si rënie të epidemisë.

“Epidemia ka arritur thuajse në kulmin e saj në pjesën e veriut të Italisë, ndërsa në qendrën e jugut do jetë në kulmin e saj në një fazë prej disa ditësh. Tashmë në veri duhet te fillojë pjesa e rënies, por shenja të mëdha ende nuk jemi duke parë.

Por ka disa shenja pozitive, meqë aty ka 15 ditë që janë marrë masa të forta. Edhe periudha e inkubimit është po aq. Në Itali nuk u morën masat që u morën në Shqipëri. Aty kur u kuptua problemi u vendos pa asnjë dyshim se çfarë duhej bërë, duke u kthyer ne nje model per te gjithe boten.

Por ne Itali, ne Angli ne France, Spanje dhe Amerike nuk u be si ne Shqiperi prandaj edhe paten probleme. Nuk e kuptoj se çfarë presin? Por ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. Ne Europë kulmin e saj epidemia do dojë së paku dy muaj që të kalojë, ndërsa në Shqiperi besoj se deri në fund te prillit. Përpara fundit te prillit apo fillimit të majit nuk mund te ktheheni si më parë.

Duhet të tregoni shumë kujdes. Sidomos duhet të bëni kujdes me njerëzit që duan të vijnë në Shqipëri. Po aq nga italianët të cilët vijnë në Shqipëri në një numër të madh”, – u shpreh ai.



4 Comments

  1. Po ne Shqiperi kemi ekonomi mikroskopike dhe nuk u be qameti se u mbyllen bizneset dhe u be izolimi i cdo gjeje, kurse po et behej ne Europe mbyllja e biznesit qe prej shume javesh, i thone humbje prej triliona eurosh,prandaj dhe hezituan ato shtete europian. Kurse ne skishim ca te humbnim me shume. Na ka vrare edhe shpresen Rama, se jo me qe ekonomi skemi prej vitesh. Shumica tek ne po mbijetojne per buke goje

  2. Sa te kane paguar o idiot. Ti ske nje parashikim per vendin tend po na parashikoke se kur do mbaroje ne Shqiperi. Na i kurseni keto lajme se na e perziet

  3. Me kaq rrota kari e bythqima qe mban kjo toke, gripi eshte bekim, po qe prej verteti.
    Vdekshin sigurimsat dhe pinjollet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *