• |
ide | kryesore

Zhduket në mënyrë misterioze mjekja kineze që paralajmëroi koronavirusin

Planet



Një mjeke e njohur ne Wuhan që ishte ndër të parat që paralajmëroi edhe mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit është zhdukur duke shkaktuar shqetësime tek te njohurit e saj. Ai Fen tha se ajo u përball me një “qortim të paparë dhe jashtëzakonisht të ashpër” nga zyrtarët në Spitalin Qendror Ëuhan pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me “SARS coronavirus”.

Imazhi që ajo postoi u përhap me shpejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 41 000 njerëz në të gjithë botë. Ajo dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxherin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme të koronavirusit, por që nga ajo kohë, mjekja nuk është parë më.

Zhdukja e saj u mor vesh pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi. Fillimisht ishte Pekini ai që u përpoq të mbulonte shpërthimin duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se mund të përhapet nga personi në person. Kjo bëri që bllokimi i rajoneve të prekura të bëhej me shumë vonesë.

Pasi filloi të përhapet virusi, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me të dhe të përhapë dezinformimin jashtë shtetit – përfshirë sugjerimet që Amerika mund të kishte përhapur koronavirusin fillestar.

Thuhet se numri i vërtetë i të infektuarve dhe të vdekurve në Kinë mund të jetë 10 herë më i lartë. Në intervistën qe dha para zhdukjes, Ai Fen pranoi se “ndjehej keq që nuk kishte folur më shumë” pasi 4 kolegë të saj kishin marre virusin dhe vdiqën, duke mjekuar pacientet.

“Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do të isha kujdesur për qortimin. Unë do t’u tregoja të gjithëve”, – Ai Fen. Intervista u postua të martën, por u tërhoq shpejt nga mediat sociale nga botuesi i saj People (Renëu) Magazine.

Image

Më 30 dhjetor ajo mori raportin e një pacienti me “SARS coronavirus”. Ajo u shpreh se i dolën djersë të ftohta pasi lexoi disa herë rezultatet e laboratorit. Epidemia SARS, 17 vjet më parë infektoi më shumë se 8 000 njerëz në të gjithë botën dhe vrau mbi 800, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Mjekja qarkulloi lajmin dhe i dërgoi një fotografi të raportit një prej ish-shokëve të saj të klasës dhe një bisedë në grup brenda departamentit të saj. Ajo tha se paralajmëroi autoritetet e spitalit për rastin.

Dy ditë më vonë, mjekja e Wuhan u thirr nga udhëheqësi i komitetit të inspektimit disiplinor të spitalit. Ajo u përball me qortime jashtëzakonisht të ashpra dhe ishte akuzuar për përhapjen e thashethemeve si profesioniste nga zyrtarët e spitalit.

“Unë isha e shokuar. Çfarë bëra gabim? Duke e ditur faktin se është gjetur një virus i rëndësishëm tek një pacient, si nuk mund të them, kur një mjek tjetër pyet për të?” – tha ajo.

Okulisti Li Wenliang ishte në mesin e 8 personave që ndanë foton e Ai Fen përpara se policia tu tërhiqte vëmendjen dhe ti akuzonte për përhapjen e lajmeve të rrema dhe për paralajmërimin e publikut për SARS. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *