• |
ide | kryesore

Shërohen të gjithë pozitivët me Covid 19: lajme të mira nga Valencia

Sport



Ashtu si në Itali, edhe në Spanjë pandemia e Covid-19 po regjistron një numër shumë të lartë viktimash, duke bërë që qeveritë të marrin masa të forta kufizuese. Në Liga kanë qenë të shumtë rastet e pozitivitetit, sidomos në Valencia, ku pas sfidës së dyfishtë të Champions, me Atalanta, rreth 35% të stafit rezultoi pozitiv ndaj koronavirus (për cështje privatësie klubi i mbajti të fshehur emrat e të infektuarve).

Pas ndonjë jave, më në fund erdhi lajmi i mirë: sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle Marca, në fakt, të gjithë lojtarët e anëtarët e stafit që kishin rezultatuar pozitivë janë shëruar. Tamponet të cilave i janë nënshtruar futbollistët e Valencias kanë dhënë rezultat negativ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *