• |
ide | kryesore

Rama: Të hënën shqyrtohen 1000 aplikimet e para për ‘pagat e luftës’

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në një komunikim me qytetarët se të hënën do shqyrtohen 1000 pagat e para të luftës. Rama po ashtu bëri me dije se po studiohet që të rritet edhe fondi 100 milionë për garanci sovrane nga shteti që të paguajë puntorët.

“Më thotë Fatma mos bjerë në melankoli por na jep zgjidhje. Lufta ka ardhur për të na bërë dëme të mëdha për të na krijuar halle që nuk e kishim imagjinuar. As unë në punën që jam i nderuar të bej dhe as ju. Ata që kanë humbur punën në një kompani, ne do të ndjekim dinamikën dhe kemi bërë një masë që fillon të zbatohet ditën e hënë. U kemi dhënë në dispozicion një garanci për të paguar ata dhe të mos i heqin nga puna. Këta të partisë së Sudes thonë që nuk do funksionojë. Do ta shohim. Jemi gati që të rrisim 100 milionëshin. I shohim çdo ditë emër për emër të gjithë ata që goditen nga kjo luftë. Nuk I themi që ty të hoqi kompania. Po mendojmë si do ta bëjmë mbështetjen dhe do ta themi kur ta kemi shumë të qartë, kur të kemi tek llogaritë e domosdoshme. Tani kam dëgjuar që fatkeqësisht është përsëritur që ato që kemi thënë nuk janë bërë akoma. Është gënjeshtër. Ndihmohen dyfish ata me ndihmë ekonomike. Të hënën miratohen 1000 aplikimet e para për ata që kanë aplikuar për pagat e luftës. E kështu me radhë. Pensionistët brenda datës 21 do të marrin një më të lartë se ai që kishin. Kur shfaqen pensionsitë në imagjinatën tuaj, ça mendoni ju se ka ndryshuar? Apo mendoni se do hanë më shumë? Siç hani ju që jeni tek ai grupi që rrinë në shtëpi dhe kujton Facebook-un tim si kafene. Në vazhdim të pyetjeve, Aleksandi thotë çfarë në thua për administratën kur do fillojmë punë se kemi letra për të bërë. O Aleksandër kemi jetën tëndë dhe të familjes për të mbrojtur”, u shpreh Rama.


7 Comments

  1. Normal qe eshte i nderuar me punen qe ben. Ne 2013, OSBE pati thene se ka 200 milione euro, kushedi sa jane shumefishuar ato euro gjate te qenit kryeminister. As vete nuk e di se sa miliarde mund te kene arritur. Me te nderuar nuk mund te kete…

  2. Ju PASKA SHEMBUR SURRATI NGA DROGA EDI RAMES,DIQKA NUK ESHTE NE BALANC ME SURRAT,

  3. Me sa duket kuron vehten gjate kesaj periudhe dhe po behet gati te shpall veten xhaxhi enver 2 . pasi ti ket bere shqiptaret edhe me copash se deri me sot. rrugen me tapet te kuq dhe jo vetem ketij ia shtroi ” kurora”.

  4. Di vetem te thote “lufta”, “armiku, “rezistenca popullore”, e kesi fjalesh qe i perodrte babaPilo dhe Kristaqi ahere…..
    I varfri, skizofrenia po i rendohet…

  5. Ketij i ka ngel fiksim me lujt Churchill-in dhe tani i duket sikur i erdhi mundesia. Pertej analizes dramaturgjike, politikisht Churchill-i mbajti fjalimin qe mund ta mbante vetem Churchill-i , dhe prandaj mbahet si shpetimtar i lirise dhe njerezimit. Fjalimet per lufte ndaj korones mund t’i mbaje me sukses te madh cdo kryeplak fshati dhe ne fakt po i mban ne pothuajse cdo fshat te botes. Kjo eshte situate kur lideret me fjalime jane te tepert ne fakt . Merkel del nje here ne jave dhe Gjermania eshte me rezultate te mira. Sado t’i dhembe Rames nuk eshte kohe karlliqesh(ku ai mbreteron) por informacioni te thjeshte dhe praktik. Kur nuk e ke ate informacion do degjosh nje bufon. Pas pak vitesh kjo pune do mbaroje me nje app.

  6. Ste pelqen o neri,kundershtojeni po keni bythe si ben jul deda dhe voltana ne shkodrer,rezultati 12te shtruar ne dite ne shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu