• |
ide | kryesore

Shënohet rasti i parë me koronavirus në burgjet shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në burgjet në vend.

Mësohet se ai është një jurist, i cili është punonjës në burgun e Rrogozhinës, por jeton në Tiranë.

Sipas Top Channel, ai ka bërë analizën dhe ka dalë pozitiv ndërsa gjendja e tij paraqitet e mirë.

Juristi është i karantinuar në shtëpi, por bashkë me të janë vetëizoluar dhe nuk vijnë më as në punë, drejtori i burgut si dhe dy punonjës policie të cilët udhëtonin së bashku me të.

Ndërkohë thuhet se janë kryer analizat dhe për disa punonjës të tjerë, ndërkohë që deri më tani janë të vetëizoluar 4 punonjës.

Ndërkohë thuhet jozyrtarisht se është kryer zëvendësimi i drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe është komanduar në detyrë, Genc Fejzollari.

Burgu i Rrogozhinës ka 306 të dënuar, ku do dalin 150 të dënuar që kanë përfituar lejen e veçantë sipas aktit normativ.



3 Comments

  1. A ka njerez të rrezikshëm midis të burgosurve qe do lirohen?? A ka ndonjë arsye tjetër me tinzare për lirimin e te burgosurve përveç “virusit”?! Nuk do mend shume futja e elementeve të rrezikshëm ne shoqëri sjell probleme te medha. Ky lirim per mua bie erë të keqe, ka qëllime të tjera dhe as ka lidhje fare me virusin.

  2. O gazetar injorant, Juristi i burgut, burgaxhi eshte qe vendos ate titull? Jo po shkruaj “politika eshte infektuar me Virus se nje deputet ka Coronen!???

  3. Ne keto momente te veshtira per popullin shqiptar Qeveria Opozita dhe Presidenca orgjent duhet te marin vendim per lirimin nga burgu te gjith te denuarit qe u ka ngelur masa e denimit nen 5 vjet dhe kjo mas tu llogaritet nese ata kryen nje tjeter veper penale te denohen per ate veper dhe tu shtohet denimi qe u eshte pezulluar. Gjithashtu ata qe jan ne gjykim dhe vepra penale eshte nen 5 vjet Prokuroria te kerkoje mas me kusht per lirim nese ai e perserit nje veper tjeter penale ti mare te dya denimet dhe ndoshta edhe me i rept prandaj juristet mundet te krijojne nje ligj jo aministi qe tu falet denimi por me kusht nese ata nuk krien veper tjeter penale tu falelet denimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *