• |
ide | kryesore

Koronavirusi, futen në karantinë edhe komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nga ora 18:00 e së premtes, janë futur në karantinë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.


Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se vendimi është marrë nga shtabi i krizës.


Karantina do të thotë se asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë e as të hyjë në këto hapësira, tha Rakiq.

Ai tha se ndalesa nuk vlen për nevojat mjekësore, prodhimin dhe furnizimin me ushqime dhe barna.

Përjashtim bëjnë edhe ata që ofrojnë shërbime që lidhen me pandeminë e koronavirusit, tha Rakiq.

Në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan janë 16 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa priten rezultatet edhe për rreth 120 të tjerë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Elek, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se të premten janë testuar persona me simptoma, personat që kanë pasur kontakte me të infektuar dhe stafi mjekësor.

1 Comment

  1. Sebet marin masa qe te mos vdesin nga koronavirusi shqiptaret e kosoves vdesin qe te luftojne njeri tjetrin se kush do vjedhi me shume. E çuditeshme deri ku shkon egoizmi i shqiptareve per pushtet e hajni. Shqiptaret kane te domosdoshme nje transplant te ADN se tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu