• |
ide | kryesore

Premier League nuk bie dakord për shkurtimet e pagave: nëse ulen të ardhurat, të ulen edhe taksat

Sport



Situata e futbollit në Europë mbetet pezull e nuk bën ndryshim edhe Anglia. Tratativa mes Premier League, klubit e lojtarëve për masat ekonomike për të adoptuar në këtë moment ndalimi për shkak të emergjencës koronavirus janë bllokuar në shkurtimin e pagave. Kërkesa e sindikatës së lojtarëve anglezë është që mbi të gjitha reduktimi të garantojë pagesën totale të rrogave të punonjësve të klubit, jo duke përdorur rrugëdalje ligjore si ato të Tottenham e Liverpool që i kanë vënë punonjësit në papunësi të pjesëshme për të shfrytëzuar ndihmën e Shtetit.

Një aspekt tjetër për tu patur parasysh është pasoja që do të sjellë shkurtimi i pagave. Është e vërtetë që lojtarët duan të ndihmojnë shoqëritë, por një shkurtim i 30% të pagesës vjetore, si ka propozuar Football Association, do të sillte një gropë në hyrjet shtetëore prej rreth 200 milionë stërlina. Më pak rroga, më pak taksa: para që do ti humbiste edhe sistemi shëndetësor anglez.

Futbollistët, ndër të tjera, kërkojnë të vlerësojnë në këtë drejtim mundësinë e pezullimit, më shumë se shkurtimin e të ardhurave. Shoqëritë nuk do të derdhin paga në këto muaj të emergjencës e do të paguajnë gjithcka kur kriza të ketë përfunduar. Në fund, në këtë balet shifrash lojtarët kërkojnë rritjen e kontributit me 20 milionë stërlina, të vendosur nga Premier League për ente bamirësie në mbështetje të atyre që po luftojnë me emergjencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *