• |
ide | kryesore

Shkurtimet e pagave bëjnë thesar në Serie A: Inter i pari, ja sa kursejnë klubet

F1, Sport



Beteja për shkurtimin e pagave në Serie A është ende e hapur: vetëm dje Lega bëri një tjetër propozim, që gjeti mirëkuptim nga të gjithë klubet (me përjashtim të Juventus, që e ka arritur akordin me të teseruarit e tij), por edhe kundërshtinë e fortë të Shoqatës së lojtarëve. Sidoqoftë, komunikata e Lega Serie A ka meritën se i bëri klubet të nisin të arsyetojnë, futbollistët gjithashtu, por edhe tifozët, mbi shifra të vërteta.

Lega Serie A, për të përballuar emergjencën koronavirus, ka propozuar një shkurtim të pagave, baraz me 1/3 e fitimit vjetor nëse kampionati nuk do të rifillojë e 1/6 nëse do të vazhdojë të luhet: ja sa do të kursejnë skuadrat me propozimin e shoqërive.

Duke përjashtuar Juventus, do të ishte natyrisht Inter që do të përfitonte më shumë nga shkurtimi, duke qenë se ka pagesat e dyta më të larta të kampionatit: nga 22 në 44 milionë sipas variantit nëse luhet ose jo. Shifra të mëdha edhe për Napoli, Roma e Milan që kanë një barrë totale mbi 100 milionë euro e do të kursenin mbi 30 milionë euro. Me Lazio, Bologna, Cagliari, Fiorentina, Torino, Genoa e Sassuolo që qendrojnnë në shifra dyshe, poshtë tyre kursimi zbret në shifra teke duke filluar nga Sampdoria e Atalanta.

Kursimi udhëton nga proporcioni në proporcion deri kur mbërrin në zonën bazë të këtij klasifikimi të vecantë: Brescia, ashtu si në kampionat, është i fundit me një kursim teorik mes 5 e 2,5 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *