• |
ide | kryesore

Flet mjeku/ A janë shqiptarët imunë nga koronavirusi

Lajme, Të fundit

Mjeku Ilir Alimehmeti tha se nisur nga ecuria e deritanishme e virusit COVID-19 në vendin tonë duket se jemi duke hyrë në platonë e kurbës, por kjo sipas tij nuk do të thotë se do të kemi një rënie të menjëhershme. Ai theksoi se masat kufizuese tek ne u morën në kohë rekord dhe ky është një nga faktorët kryesorë pse epidemia tek ne u shfaq më butë, por ekzistojnë edhe hipoteza sipas të cilave njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë.

“Nëse mund t’i themi plato kësaj tonës, rritja jonë ka qenë lineare. Ne nuk patëm asnjëherë një rritje rastesh me COVID-19. Kanë qenë të njëjtat shifra pothuajse çdo ditë. 20 raste në ditë si mesatare nuk është ndonjë shifër shqetësuese. Tek ne epidemia është shfaqur më butë. Qëndrojë disa hipoteza që thonë se njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë. Megjithatë masat tek ne ishin shumë më shpejt në kohë në krahasim me Italinë. Kjo mund të ketë dhënë efektin e rrafshimit të kurbës”, – tha mjeku.


Mjeku pohoi faktin se rritja e temperaturave, ashtu siç pritej dhe siç është vërtetuar nga studime të ndryshme do të sjellë zbutjen e virusit, por kurrsesi zhdukjen e tij.

“Pandemia nuk do të përfundojë, nuk është këtu për t’u zhdukur, gjithmonë do ketë një vatër gjallë. Sars u zhduk për një arsye, se ishin gjithsej 8 mijë vetë të infektuar, ndërsa më COVID janë mbi 1 milion të infektuar. Do bashkëjetojmë me të, do e kuptojmë çdo ditë më shumë, në pritje të vaksinës”, – tha ai.

I pyetur lidhur me masat e para liruese që duhen marrë kur të dalim nga gjendja e pandemisë, z. Alimehmeti theksoi faktin se me rëndësi është që të mos kuptohej se kjo hapje nuk është një çelës dritash.

“Duhet të vijë shumë ngadalë, duke i dhënë kohë që të kuptohet nëse këto lehtësime janë OK, a duhen shtuar të tjera. E para ekspozimi i njerëzve më aktivë nga ana imunitare, nuk mund të bëhet hapja duke nisur nga moshat e vjetra. Hapja më shumë e orareve të lëvizjeve. Hapja e disa aktiviteteve jopublike. Baret, restorantet etj., paraqesin ende risk”, – tha mjeku Alimehmeti në EuroNews Albania. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Lloj lloj muhabeti po na e bejne koken corbe derrash.
    Pandemia ka kapur per fyti gjithe qytetet e medha te zhvilluar qe ballkani nuk i ka.
    Faktori klimaterik ka variante nga me te ndryshme. Dalja e vaksines lloj lloj komentesh.
    Megjithate sheshimi apo ulja e kurbes perkon me rritjen e temperatyrave .
    Dikush thote qe nuk ndikojne temperaturat por rrezet ultra violet.
    Ca thone qe temperatura nuk ul forcen e virusit e disa thone po. Disa thone qe ul kohen e shperndarjes.
    Corbe gjithandej. Rendesi ka qe Fevziu e Sander mafishja me te tjere te mbushin xhepat me kete corbe.

  2. Mosha 55 e lart ne shqiperi Ka imunitet ndaj virusit te kafsheve
    Ne kemi ngrene mish Kanguri me nje stampe te madhe kopjativi AQ sa ishte copa e madhe e mishit
    Ne vend te gjalpit kemi ngrene sallo derri ishte nje gje e bardhe si shkume
    Yndyre derri
    Keshtuqe po’ nuk bene edhe testimet
    Jemi ok
    Do dalim vendi me vdekshmerine me te Vogel.
    Por po’ shohim Ca’ cronica ,vdiq njeri ne shtepi ketu vdiq njeri ne shtepi aty.

  3. Ky eshte cuni i mamit te bukur ish rektores militantes se pd. Po e lancon mami neper media qe ta beje gati per neser. Dje te klani u vetshpall epidemiolog i pavarur. ! Cfarespo na degjojne veshet. Prandaj tall karin dhe Rama e mire e ben me kete palo milet

  4. Ka te drejte a robi- E beri Jera mjek, pastaj e futi dhe pedagog te institucioni vet, tani duhet ti rregulloje dhe pak biografine me xhaxhi Edin se me Saliun e ka pas grure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu