• |
ide | kryesore

Itali, 100 mjekë kanë humbur jetën nga COVID-19, mbi 13 mijë të infektuar

Planet, Të fundit



Urdhri i mjekëve italianë ka publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi numrin e viktimave e të infektuarve në radhët e personelit mjekësorë.

Numri i mjekëve viktimë nga pandemia ka arritur sot në 100 mes tyre janë dhe 3 mjekë me origjinë të huaj, por që punonin prej vitesh në sistemin shëndetësor italianë.

Numrin të mjekëve viktimë i shtohen dhe 26 infermierë e 5 operatorë sanitarë , më i riu me moshë 26 vjeç.

Numri i personelit mjekësor të infektuar ka arritur më 13 522 ose 10% të numrit të përgjithshëm të rasteve në nivel kombëtar.

“Nuk mund të lejojmë më që mjekët tanë, infermierët, operatorët sanitarë, të luftojnë pandeminë me duar të zhveshura” është denoncimi i urdhrit të mjekëve Italianë, i cili i ka dedikuar kolegëve që kanë humbur jetën një faqe kujtese në portalin e tyre./ Ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *