• |
ide | kryesore

Studimi tronditës nga Kina/ Testi i tamponit vetëm 63% i sigurt, duhen analiza gjaku

Lajme, Të fundit



37% e testit të tamponit nga hunda që behet për të zbuluar koronavirusin del “falso negativ”. Ky është rezultati i një studimi të bërë në Kinë në vendin ku nisi pandemia. Nisur nga ky studim ka reaguar drejtori i sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Xhenovas, Matteo Bassetti. Në Facebook ai shkruan se tamponi është një test i nevojshëm edhe pse jo perfekt.

“Sipas këtij artikulli shkencor të publikuar në Kinë, vetëm 63% e rasteve është i sigurt rezultati pasi 37% të tjera dalin “falso negativ”. Shumë njerëz flasin pa pasur njohuri. Në Veneto deshën ta bënin tamponin te e gjithë popullsia duke menduar se është një test perfekt edhe të asimptomatikët. Gjeniale…” – ironizon mjeku italian.

Debati i madh nëse duhen më shumë teste në disa vende, (përfshirë edhe Shqipërinë) mesa duket nuk mund të bazohet te tamponi. Kjo, pasi tamponi të nxjerr negativ në rastet kur virusi është në inkubacion. Në Itali janë bërë deri tani mbi 540 mijë tamponë. Veneto dhe Lombardia janë rajonet që bëjnë më shumë testime.

Por Instituti Italian i Shëndetit po kërkon rrugë të reja përy të ecur përpara me hetimin e përhapjes së sëmundjes duke përdorur analiza të shpejta të gjakut që zbulojnë kush i ka të zhvilluara antikorpet kundër koronavirusit.

Kjo është një mënyrë për të matur pulsin e vërtetë të përhapjes së pandemisë. Në Liguria kanë filluar testimet serologjike (analizat e gjakut) për koronavirusin mbi personelin shëndetësor dhe të moshuarit e azileve. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Saliu vetë është një virus politik nga i cili Shqipëria vuan akoma. Trupi i sëmurë i Partisë Demokratike që nuk ka fuqi ta mposhtë këtë lloj virusi që fatkeqësisht ka mbërthyer edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Dhuna, agresiviteti, radikalizmi, anti-institucionalizimi, urrejtja dhe privatizimi i shtetit janë simptomat që shfaq virusi Sali

  2. Ec e gjeje se çfarë lidhje ka me “Saliun” apo me Lulin” ky lajm ?
    Ashtu si edhe maskat mbrojtëse nga ky virus, edhe mjetet e testimit mund ta kenë efektin 63%, nëse janë prodhuar kohët e fundit.
    Por sa e kanë efektin këto mjete nëse kanë qenë të magazinuara që para 20 vitesh ?
    As 15%

  3. Një nga vendimet që ka pas marrë si ministër Shëndetësie, por që i ngeli rrugës, ka qenë mbyllja e Spitalit Infektiv. Për fat nuk e mbylli dot, pasi ra kolera në Kuçovë. Me mendtë e tij, tani do ishim dhe pa Spital Infektiv.

  4. Nuk më shkoi në mend, sepse pas 30 vitesh të pretendoj që jam mjek është qesharake. Mjekësia ka një parim fondamental; së pari mos dëmto. Unë kam pasur një pasion të zakonshëm, por po e le të lë. Kam qënë 20 vite kardiolog. Nuk e sheroj dot më, unë mund t’i bëj masazhin e jashtëm por njohuritë e tjera të miat kanë avulluar tërësisht”, tha Berisha.

  5. O Idiot boll me keto copy paste per Saliun se nuk i plas kari njeriut, ju dhe kur te vdesi Saliu prape atij do ja faturoni fajet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *