• |
ide | kryesore

Tottenham ‘turpërohet’ nga kritikat: “Nuk ka pushim nga puna të askujt, do paguajmë prillin e majin”

Sport



Pas Liverpool, edhe Tottenham bën prapaktheu pas valës së indinjatës së tifozëve dhe ish-lojtarëve të klubit për faktin se kaluan në statusin e shkarkimit nga puna të punonjoësve të tyre (për ti paguar shteti) gjatë emergjencës koronavirus. Spurs, përmes një komunikate zyrtare, kanë lajmëruar se do ta paguajnë rrogën e punonjësve të tyre për muajt prill e maj. Reduktimet e pagesave do të aplikohen vetëm për drejtuesit e klubit.

Pas disa ditë polemikash klubi londinez ka bërë një ndryshim kursi, duke hequr dorë nga “Coronavirus Job Retention Scheme”, fondi prej 300 miliardë stërlina i akorduar nga Qeveria Johnson për të evituar kolapsin e ekonomisë.

Ajo që parashikon CJRS është se punëdhënësit, praktikisht të të gjithë llojeve të shoqërive, mund të vendosin në “on furlough” (një lloj pezullimi i përkohshëm) punonjësit e tyre me Shtetin që do të paguajë 80% të pagesës së tyre, deri në një maksimum prej 2500 sterlina në muaj. Kjo mund të arrihet vetëm pas një akordi mes sipërmarrësve e punonjësve (vështirë se këto mund të refuzonin, me rrezikun për të mbetur pa rrogë e pa punë) e, nëse do të donin, pjesa e mbetur prej 20% mund të shtohet nga punëdhënësi. Një masë që vlen momentalisht për tre muaj, nga marsi në maj, e që mund të zgjatet nga Qeveria.

Ajo që solli tërbimin e tifozëve ishte fakti se ata që shpejtuan të aplikonin këtë instrument, në një periudhë emergjence për gjithë ekonominë angleze, ishin pikërisht klubet më të pasura. E nëse Liverpool bëri prapaktheu gati në cast, në shtëpinë e Tottenham iu desh pas kohë para se të përuleshin para presionit të mbështetësve të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *