• |
ide | kryesore

Ciara do të bëhet nënë për herë të tretë

Paparazzi, Slider



Ciara do të bëhet nënë për herë të tretë.

Lajmin ajo e bëri të ditur në fund të muajit janar, ku papritur publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me shtatzëninë e saj, megjithatë ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin Wilson teksa zbulojnë se së shpejti familjes do i shtohet një djalë.

Ciara dhe Wilson celebruan dashurinë e tyre në 2016-ën dhe tashmë do të bëhen me dy fëmijë  së bashku.

34-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, Sienna Princess Wilson me partnerin Russell dhe Future Zahir Wilburn nga marrëdhënia me ish-partnerin, reperin Future në 2014.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *