• |
ide | kryesore

Reagon Meta: Jo dënime të rënda për thyerjen e karantinës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se e përshëndeste qëndrimin e Këshillit të Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19.

“Veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit, tërheq vëmendjen Këshilli i Europës, duhet të vendosen vetëm me ligj, në proporcion me rreziqet dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit. Është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar” – thuhet në deklaratën e Metës.

“Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.

Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

Sepse siç nënvizon edhe Këshilli i Europës: “Sfida, me të cilën përballen sot shoqëritë tona, është një sfidë e paprecedentë. Edhe pas fazës urgjente të kësaj krize, shoqëritë tona do të duhet të gjejnë mënyrat për të vënë në vend dëmet sociale dhe ekonomike dhe për të rritur më tej besimin tek institucionet tona demokratike.

Duhet të nisë një reflektim i gjerë për mbrojtjen e individëve dhe grupeve më të prekshme në shoqëritë tona dhe për mënyrat e ruajtjes së të drejtave të tyre në një model më të qëndrueshëm dhe solidar qeverisjeje” – thotë Meta.
Pak ditë më parë mazhoranca prezantoi një propozim që denonte deri në 15 vite burg një person që thyente karantinën dhe infektonte persona të tjerë duke shkaktuar humbje jete. ©LAPSI.al



10 Comments

      1. Edhe une kam frike se fatkeqsisht do dali e kunderta.
        Ne Berlin kishin dal ne protest kunder masave qe ka mar qeveria atje, sepse cenojne demokracine.
        Ketu te ne po i qin nenen Edi polupullit dhe prapseprap sumica e mbeshtet.

  1. Ca behet me cmimin e naftes ne cdo vend eshte ulur ktu te ne vetem ngrihet sipas top ch ,nuk i shqetson kjo shqiptaret? apo si gjithmone dele qe tall bythen Ram droga nga mengjesi ne darke,na tani dhe ca vite burg se ka hall se i infekohet Zahua.

  2. Shpejt u kujtove o like gardiani i kushtetutes. Pas nje muaji po e ve ujin ne zjare
    Kur behet fjale per lirite e te drejtat kushtetuese te qytetarve reagon mbas pilafit, kur tundet karrigja jote hidhesh e sperdridhesh 24 ore ne 24 gjasme ne mbrojtje te kushtetutes.

  3. “Zëri i Amerikës”: Situatë alarmante në Shkodër, për shkak të sfidimit që i bënë qytetarët dhe Bashkia urdhërit të Ramës.ti A bashkeme shpellkaret huti nje shkume e mos e rruaj fare,sa te keshe liken dhe salihun dy maloket me kriminele qe ka pasur ky vend

  4. FILLUAN BOLET AUTIKE TE RIPJERDHJES TE KOMENTOJNE KUNDER ARMIQVE TE PARTISE! O SUFLLAQE TE MJERA SA QENIE TE PESHTIRA JENI!

  5. punojn apo jo te gjith rrogtaret pra konet e pushtetit paguhen rregullisht. nderkoh ju meruni me kush u shtrua kush km doli nga spitali sa viza ka thith njeri e tjetri. loja vazhdon. tallavaja vazhdon. mashtrimi vazhdon. gallata vazhdon. ama njerzit aty poshte perpeliten. dhe ne ekrane per turpin e te gjitheve pozohet ne pozicione te ndryshme me qese te turpshme fort me 2 kg miell 3 oriz….. turpi ketu nuk njeh me kufij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *