• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian dëshiron një fëmijë të dytë me Tristan

Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian i ka thënë ish-it Tristan Thompson se dëshiron të bëjë një fëmijë të dytë me të. Ylli i reality show-t, ka shprehur me shaka kërkesën për pak spermë nga Tristan, për të pasur një fëmijë të dytë me të, në episodin e së enjtes të Keeping Up With The Kardashians. Themeluesja 35-vjeçare e markës së xhinseve Good American foli në video call me ishi-n e saj, 29 vjeç, për dhomën e lojërave të vajzës True në shtëpinë e tij në Cleveland. Ndërsa po flisnin për të hequr qafe një ndër lodrat e vjetra të True, Tristan e pyeti Khloe-n se çfarë do të ndodhte, nëse do të bëhen me një vajzë tjetër dhe … do t’iu duhet ta blejnë përsëri lodrën”.

“Kush do të bëjë një vajzë tjetër me ty?”, ia ktheu Khloe.

“Thjesht po them që True ka nevojë për një motër ose vëlla”, i përgjigjet Tristan.

“Në rregull. Mund të më duhet të huazoj pak spermë prej teje. Do të flasim më vonë për këtë. Kjo është një çështje tjetër”, ia ktheu Khloe.

Në fillim u duk si shaka, por Khloe e ka shprehur me kohë dëshirën për t’u bërë me një fëmijë të dytë, madje tha se kishte filluar të ngrinte vezët e saj, duke zbuluar se ka gjetur edhe një dhurues sperme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *