• |
ide | kryesore

Lufta me Covid-19, ambasada e SHBA njofton fondet në ndihmë të Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka lajmëruar se qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Ambasada Amerikane thotë se gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.


Postimi në Facebook:


Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.

1 Comment

  1. qenkan keputur ne bythe…
    600 Milion Euro per 20 vite…po ne 1 Miliard Euro na i dha EU per 1 vit…
    shkurt muhabeti e respektojme USA por synimi eshte EU…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu