• |
ide | kryesore

A qarkulloi virusi që në janar? Mjekët shqiptarë japin versione të ndryshme

Lajme, Të fundit



A qarkulloi koronavirusi në vendin tonë që në janar? Janë të shumta versionet që jepen dhe po ashtu edhe dyshimet për këtë çështje. Shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, i cili është një nga të shëruarit me koronavirus thotë se kjo është e mundur, por në atë kohë dhe vetë OBSH nuk kishte dhënë rekomandimet dhe vendi nuk ishte i pajisur me kite dhe teste për verifikimin e rasteve të tillë.

“Në janar ne nuk kemi pasur kite dhe teste pasi dhe OBSH nuk ka pasur rekomandime në atë kohë. Edhe nëse ka pasur raste në janar ka qenë e pamundur për t’u identifikuar“, u shpreh mjeku i njohur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Një tjetër version jep Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive thotë se testimet për COVID-19 në Shqipëri kanë filluar në janar. E ftuar sot në emisionin “360 gradë”, Bino tha se në janar nuk ka pasur asnjë rast, pasi është pasur mundësia e zbulimit me anë të testimeve.

“Sekuencat e virusit u ndanë për herë të parë nga shkencëtaret kinezë në 7 janar dhe u përgatitën kitet. Kitet ne i kemi pasur në fund të janar dhe qysh atëherë deri në shkurt kemi bërë testime. Sasia e testimeve ka qenë e konsiderueshme. Tamponët janë bërë me metodën molekulare qysh në janar. Ne kemi kontrolluar edhe veten tonë pranë Institutit të virologjisë në Gjermani.

Kemi bërë testime te personat që kanë pasur temperaturë që kanë qenë në Kinë dhe te personat që kanë vdekur dhe mjekët kanë pasur dyshimet e tona. Nuk kemi gjetur asnjë rast me Covid, por kemi pasur raste me grip“, – tha Bino. Një debat i ngjashëm po bëhet edhe në disa vende evropiane ky dyshohet se ka pasur qarkullim të virusit më herët se konfirmimi i pandemisë. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Pozdrav svima, koristim ovaj medij da vas upoznam sa privatnom tvrtkom koja daje velike pozajmice. Ponudili su mi zajam i govorim iz iskustva. Njihove usluge su super i nude zajam od 2%. Jednog dana, dok sam pretraživao Internet, činilo se razočaravajućim kad sam naišao na svjedočanstvo čovjeka koji je također bio prevarant i završio s legitimnom tvrtkom za zajam pod nazivom Jose luis zajam za kredit ([email protected]) ili (joseluislosns @ aol.com)
    gdje je napokon dobio zajam. , pa sam se odlučio obratiti istoj tvrtki za zajam i tada sam im ispričao svoju priču kako su me prevarili 4 različita zajmodavca koji nisu učinili ništa osim što su mi nanijeli više boli. Objasnio sam tvrtki poštom i sve što su mi rekli da više ne plačem jer ću dobiti zajam od njihove tvrtke, a također sam odabrao pravi kontakt s njima. Ispunio sam obrazac za kredit i ispunio sve što sam tražio i dao mi kredit od 34.000 eura za ovu sjajnu tvrtku, kojom je upravljao gospodin Jose luis. Danas sam sretan zbog svoje obitelji jer mi je ova tvrtka dala zajam, pa sam dao zavjet da ću stalno putem interneta svjedočiti kako sam dobio kredit. Trebate li hitno zajam? ljubazno i ​​brzo kontaktirajte jose luis zajam putem e-maila: ([email protected]) ili
    ([email protected])}. Mislim da i drugi ljudi svjedoče o istom poštenom zajmodavcu

  2. Ne qytetin e Prrenjasit kane nderruar jete persona ne periudhen Dhjetor – Shkurt dhe u tha nga temperatura. Ne media askush nuk tha gje. O Laps perpiquni te merrni info te spitali qendror cfare ka ndodhur? Nje telefonate larg.

  3. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu ne fcb

  4. Keta te ishp hane buke kot. Vetem mashtrime. Jane ustallare te vjeter, harxhojne miliarda cdo vit e nuk bejne asnje pune e si perfund ja fusin kot e marrin njerezit me qafe.

  5. Si te zhduket Bino ajo eshte personi me i pershtatshem per ate pozicion ku nuk behet asgje. Sidomos me pelqen kur thote qe na ka dhuruar OBSH 100 mije vaksina per gripin sezonal bejini jane falas. Haaaahaaaaaaa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *