• |
ide | kryesore

Francezi fitues i çmimit Nobel: Covid-19 u krijua në laborator

Lajme, Të fundit



Biologu francez Luc Montagnier e mori çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2008 për studimet e tij për SIDA-ën, por dekadën e fundit ai është konsideruar si një figurë e diskutueshme për mbrojtjen e disa teorive.

Virologu francez thotë se ka analizuar me kujdes përshkrimin e gjenomit të koronavirusit dhe ka dalë në përfundimin se “ka një sekuencë të AIDS-it të futur në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të prodhuar një vaksinë”.

Kjo e vërtetë shkencore për Montagnier forcon hipotezën se Covid-19 “u manipulua dhe u nxor aksidentalisht nga një laborator Ëuhan në tremujorin e fundit të 2019”.

Kjo deklaratë e laureatit të çmimit Nobel ka bërë që ta akuzojnë për komplotist.

“Komplotist është ai që fsheh të vërtetën. Unë besoj se në këtë rast është qeveria e Pekinit ajo që ka fshehur gjërat. Sidoqoftë, e vërteta del dhe nuk ka pse të bëjë akuza tani ose të hapë hetime. Kina – tha Montagnier – është një vend i madh dhe shpresoj se është në gjendje të njohë gabimin e saj”. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Luc Montagnier eshte emer i shquar, por pohimet e tij per manipulimin e virusit i kane hedhur poshte.
    Ajo qe mund te jete e vertete eshte qe virusi nayral ka dale aksidentalisht nga laboratori

  2. Shume mire doktor qe i thua gjerat ashtu si jane dhe nuk degjon keta “ekspertet” e fushes! Keta te quajne edhe “komplotist” kur thua te verteten, shife kur ti heqin edhe titullin tani. Tani puna eshte PSE e hodhen kete virus?! Deri tani u shkaterrua ekonomia dhe gjendja mendore e njerzve. Cfare ka tjeter?

    Dhe filmi vazhdon neser ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *