• |
ide | kryesore

Krujë/ Konfirmohen 18 raste të reja me Covid-19, punëtorë fasonerie dhe të afërm të tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kruja është kthyer në vatrën e re të COVID 19 në vend.

Sot janë konfirmuar 18 raste të reja të prekurish nga 30 tampone të kryer nga autoritetet.

Të prekurit janë kryesisht punonjës të fasonerisë “Endi” sh.p.k dhe kontakte të aferta të tyre. Mes të infektuarve është edhe shoferi i fasoneri “MHV” të Muharrem Hoçes.

Konfirmimi i këtyre rasteve të reja e çon në 51 numrin e të infektuarve nga COVID 19 në këtë qytet



3 Comments

  1. Të shkarkohet menjëherë Prefekti i Krujës nga ministri Leshi, me motivacionin “shkarkohesh nga detyra…” Të caktohet menjëherë në detyrë një tjetër zv/ministër i tij, sikurse në Shkodër, apo këtu është situata ndryshe se pushteti vendor është po i Leshit dhe nuk bëjnë dot propagandë….!?!?
    Para ripjella e së keqes!

  2. ….Dhe sa pak te besuar jane ne shifrat zyrtare me te semuret e vdekjet. Kete po e thone edhe analiste europiane qe ne disa shtete fshihet realiteti i gjendjes epidemike per propagande, por kjo eshte ne kurriz te popullit mbasi nuk e dijme se nga vjen, e do vije virusi, kur mungojne kontrollet masive te njerezve, qe te percaktohen qendrat virusale. Me karantinimin virusalet qe nuk tregojne simptoma jane bombe me veprim te voneshem, prandaj garancia eshte kontrolli, e pastaj izolimi.. Ketu behet izolimi por nuk behet kontrolli mjeksor. Ku jemi, asgjekundi, e ku vemi,,,as gjekundi,,,vetem politike, shtrengim, gjoba, kercenim, ky eshte shteti Ramist qe kerkon te na bhet lider,. lider per te keqen qe do mbetet ne histori ne kohe pas diktature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *