• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 1.2 ton drogë në Maqedoninë e Veriut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 1.2 ton drogë që ishte fshehur në një magazinë.

Në lagjen Butel të Shkupit, policia arrestoi 1 person dhe konfiskoi marijuanën e fshehur, ndërsa po vijojnë hetimet për të kapur personat e tjerë të inkriminuar.

Në profilin e Instagramit të Drejtorit për Siguri Publike, Sashe Tasevski, shkruhet se Byroja përmes Sektorit të Krimeve, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Kavadarit, ka zbuluar dhe konfiskuar mbi 1 ton marihuanë.

Në një magazinë në lagjen Butel janë gjetur dhe marrë 12 paleta në të cilat ka 1 ton e 240 kilogram (1240 kg) marihuanë, e paketuar, e vakumuar dhe e futur në thasë të zinj. Është privuar nga liria një person kundër së cilit është ngritur padi penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal nga ana e Prokurorisë së Kavadarit. Hetimi vazhdon me qëllim vëretimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rastin me marihuanë” shkruhet në profilin e instagramit të Drejtorit për Siguri Publike Sashe Tasevski.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *