• |
ide | kryesore

Arsenal kthehet në fushë: është klubi i parë anglez në stërvitje

Sport



Arsenal mbyll izolimin dhe zbret në fushë, duke u bërë klubi i parë i Premier League që rinis stërvitjet, pas pezullimit të 13 marsit për shkak të emergjencës koronavirus. Skuadra e Mikel Arteta është kthyer në veprim duke respektuar kushtet e sigurisë, si mbajtja e distancës, puna individuale vecmas, me maksimumi pesë lojtarë secili në 10 fushat e lojës të kompleksit sportiv, e me seanca stërvitore maksimumi një orë.

Edhe Brighton ka rihapur strukturat e tij për ti lejuar lojtarëve të stërviten. Arsenal dëshironte të kthehej në punë përpara klubeve të tjera sepse, për shkak të pozitivitetit ndaj virusit të teknikut Arteta, ka qenë i detyruar të qendrojë i ndaluar më gjatë se skuadrat e tjera, duke llogaritur në total 47 ditë pa stërvitje.

I ashtuquajturi ‘project restart’, ose më saktë plani i Premier për tu rivënë në lojë pas pezullimit të 13 marsit, do të implementohet gjatë javës. The Times e Bbc kanë shpërndarë lajmin sipas të cilës Premier parashikon të rifillojë në 8 qershor, për të mbyllur sezonin aktual në fund të korrikut.

Stërvitjet e grupit duhet të fillojnë në 18 maj. Klubet të premten do të diskutojnë opsionet e mundshme për rikthimin në fushë me dyer të mbyllura. Vendimi final, do ti takojë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, që ka nisur takimet me mjekët e Federatat sportive për të përballur cështjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *