• |
ide | kryesore

(FOTO) Çfarë janë dritat misterioze që ndezën qiellin e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup satelitësh që udhëtojnë bashkë janë parë pak minuta më përpara mbi qiellin e Tiranës.

Këto satelitë kanë kaluar mbi territorin shqiptar që prej ditës së djeshme, ku janë raportuar mbi Kukës dhe Dibër.

Satelitët që kanë shtangur qytetarët janë pjesë e projektit ‘Starlink’ të kompanisë amerikane ‘Space X’.

Projekti ‘Starlink’ parashikon mbulim global interneti shumë të shpejtë me Wireless (Wi-Fi), çka do të revolucionarizojë komunikimin edhe në pjesët më të varfëra dhe të paarritshme të globit. (shpjegim i detajuar në vitin më poshtë) 

Por jo vetëm kaq. ‘Space X’ po revolucionarizon udhëtimet hapsinore. Ajo është kontraktuar nga qeveria e SHBA për të realizuar kolonizimin e planetit Mars, që fillon në vitin 2024. ‘Space X’ është një prej kompanive që drejtohen nga multi-miliarderi inovator Elon Musk, i cili ka në pronësi edhe gjigandin e makinave elektrike ‘Tesla’, apo kompaninë ‘Neuralink’ që po realizon lidhjen e trurit të njeriut me kompjuterat. ©Lapsi.al 

(Elon Musk) 

https://www.youtube.com/watch?v=fyBTf2yEnnY&t=74s



6 Comments

  1. Elon Musk eshte nje lloj gjigandi modern. Revolucionarizoi industrine e vertete, ate qe ben gjera dhe jo karlliqe me app-e. Per me teper eshte njerezor, nuk ka frike t’i shfaqi te metat apo dobesite e veta ne ndryshim nga keto robotet e silikonit si Zuckenberg, Larry Page apo Bezos.

  2. Vertet?! hahaha….. po lidhin trurin e njeriut me kompjuterat?! U ckam qesh. Cudi e madhe si ka bere Zoti gjith pasanikerit = pa din e pa iman. Pa bes e pa fe. uaaaa ca i ka bo Zoti ketyre.hahaha… Hak e kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *